Ekipi i Skraparit nuk dha ndonje rezultat shume te kenaqshem gjate sezonit 2012 - 2013. Por pritshmerite per sezonin e ri 2013 - 2014 jane te larta. Edhe kete sezon Skrapari do te luaj ne Kategorine e Dyte. Per nje te perditshme sportive te enjten 27 qershor 2013 mjeshtri Muharrem Baze duke folur pak misionin e ri te ketij sezoni ne ardhje nder te tjera shprehet: "Nisur nga mënyra se si jemi duke punuar me elementin e ri, ku eksperiencën time po ia vë në shërbime lojtarëve premtues dhe me të ardhme, ne synojmë që Skrapari mos të mjaftohet me pjesëmarrjen në të Dytën. Me ndihmësat e mi Lamçe dhe Spahiu, do të bëjmë më të mirën”, tha Mjeshtri i Sportit, Muharrem Baze. Prononcimi u be per gazetarin sportiv Edi Spahiu qe mbulon aktivitetet sportive per qarkun Berat.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line