Koordinata X: Ambjenti -Corovoda: Sa kg mbetje derdhen mesatarisht në ditë / vit në Çorovodë. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Ambjenti -Corovoda: Sa kg mbetje derdhen mesatarisht në ditë / vit në Çorovodë.

Fatjon Kaloci
6.7.13
Në një raport të nëntorit 2012 të bërë Eper Center, IDM, PNUD dhe Bashkia mbi Menaxhimin e Mbetjeve Urbane në Çorovodë listohen në mënyrë të përafërt peshat specifike të asaj se sa kilogram mbeturina flak mesatarisht në një ditë një person si dhe më pas jepet mesatarja vjetore për person. Për rëndësinë Ambjentale dhe të bashkëjetesës sa më të mirë në komunitet nevojshmeria e mbajtjes pastër të ambjentit publik, e riciklimit të klasifikueshëm të mbetjeve si dhe ekzistenca me burime njerëzore të specializuara me njohuri në fushat mjedisore duhet të jenë prioritete të vazhdueshme në çdo kohë në funksion të ekosistemit. Corovoda On Line publikon më poshtë një renditje ku rëndësi për leximin tuaj padyshim që do të marrin shifrat. Me ngjyrën e kuqe keni mesataren ditore që një person hedh mbeturina mesatarisht në ditë. Ndërsa në ngjyrën e gjelbër është mesatarja e mbeturinave që një person në Çorovodë hedh në një vit kalendarik. Me ngjyrën normale, pra me ngjyrën e zezë keni emërtesat dhe mesataren në përqindje ( % ) të asaj se çfarë ndodh në Shqipëri në bashkitë e ndryshme të vendit.

Rryma e mbetjeve % mesatare në hedhjen e mbetjeve Bashkiake në Shqipëri

Pesha e Mbetjeve në Bashkinë e Çorovodës / ditë (0.83kg/person/ditë)
= (5.75 Ton/Ditë)
Pesha e Mbetjeve në Bashkinë e Çorovodës / vit (304kg/person/vit)
=  - (2100 Ton/Vit)
Emërtesë - (Mesatarja Shqiperi) - (Mbetje ne dite per person) - (Mbetje ne vit per person)
Mbetje Organike - (47.36) - (2.72) - (992.8)
Mbetje drusore - (1.43) - (0.082) - (29.93)
Letër - (5.37) - (0.3) - (109.5)
Kartoni - (8.13) - (0.48) - (175.2)
Total i Biodegradueshëm - (62.3) - (3.582) - (1307.43)
Plastike me densitet të ulët - (8.46) - (0.49) - (178.85)
Plastikë me densitet të lartë - (4.75) - (0.27) - (98.55)
Qelq - (5.75) - (0.33) - (120.45)
Tekstile - (5.27) - (0.3) - (109.5)
Metale Ferroze - (0.56) - (0.032) - (11.68)
Materiale Me ngjyra - (0.57) - (0.032) - (11.68)
Mbetje Spitalore - (0.17) - (0.01) - (3.65)
Produkte Gome - (0.2) - (0.01) - (3.65)
Mbetje Inerte - (7.2) - (0.414) - (151.11)
Mbetje nga produkteve sanitare - (3.25) - (0.19) - (69.35)
MPPE - (0.31) - (0.02) - (7.3)
Bateritë - (0.02) - (0.001) - (0.365)
Prodhime të mbetjeve nga kafsheve - (1.08) - (0.062) - (22.63)
© Corovoda On Line - Imazhi/ Arkiv: Vendgrumbullimi i vetëm i mbetjeve urbane në afërsi të Çorovodës