Koordinata X: Mes Kujtimesh... Kujtim Kadiu Aktori i njohur i skenes amatore ne Skrapar. Episode te nje skene **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Mes Kujtimesh... Kujtim Kadiu Aktori i njohur i skenes amatore ne Skrapar. Episode te nje skene

Fatjon Kaloci
2.7.13
Tomorr Shasho & Kujtim Kadiu
foto nga shfaqja "Ekrani Yne"
mbajtur ne maj 1975 ne Corovode
Skrapari i viteve 1971 - 1987 ne larmishmerine e aktiviteve kulturore te shumta te kohes filloi te shfaqej me personazhet qe do te benin histori. Nje prej tyre Kujtim Kadiu do te fiksohej shume shpejt ne komunitetin vendas si nje prej aktoreve me te mire amator te Humorit dhe Drames. Dashuria per artin dhe skenen qe ne shume prej protagonisteve te kohes puna vullnetare ishte energjia e vetme qe mbante ne jete kulturore Skraparin e nje jete aktive social kulturore. Aktori tjeter i Kohes Tomorr Shasho lidhur me kolegun e tij Kujtim Kadiu na tregon nje episod qe lidhet me parapergatitjet jashte orarit te punes per shfaqjen "Ekrani Yne"
...Kur po pergatitnim numrin e estrades "EKRANI YNE '' regjizori Edmond Agolli i kishte dhene nje rol Kujtimit,ku Kujtimi interpetonte disa tipa. Ne momentin, kur intepertoi rolin e dembelit, ndersa kishte edhe dy role te tjera me pas, Edmondi (regjizori) e ndiqte me vemendje. Ne kete moment Kujtimi ulet ne skene kembe kryq dhe heshti . - C'PATE!?- i thote regjizori dhe pak i habitur,...po edhe ne qe po e ndiqnim nga salla u habitem - tregon Tomorr Shasho. Kujtimi, qete-qete nxori paketen dhe tha "DEMBEL PA PIRE DUHAN KEMBEKRYQ NUK KA ...A JAM DEMBEL TANI ? (duke aluduar rolin ne skene qe do te luante dhe veshtiresite me dy rolet e tjera qe do ti duhej te luante) DO TA NDEZ NJE CIGARE"

Skrapari i nje kohe tjeter qe nuk ka sesi te harrohet mes vlerave te panumerta te misheruara ne personazhe qe me shume mund dhe perkushtim i dhane nje jete tjeter Skraparit te ashper te maleve qe e rrethojne, por nje dashurie te forte per kete vend per brezat qe pasuan.
Falenderojme per kete shkrim dhe foto: Aktorin Tomorr Shasho
©Corovoda On Line