Koordinata X: Polican - Ja cilet jane "Qytetaret e Nderit" te Bashkise Polican. Titulli me i larte vendor per njerezit me kontribute per komunitetin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Polican - Ja cilet jane "Qytetaret e Nderit" te Bashkise Polican. Titulli me i larte vendor per njerezit me kontribute per komunitetin

Fatjon Kaloci
2.7.13
Koordinata X rubrika referuese e Trashegimise Kulturore Skraparase pas publikimit me heret te Personaliteteve te Corovodes qe jane vleresuar me titullin "Qytetar Nderi" ne nje postim te mehershem kete here ndalet ne Bashkine Polican njesia e dyte vendore me e madhe e Skraparit. Qytetarët e Poliçanit ndër breza kanë qënë liridashës dhe atdhetarë,duke kontribuar me përkushtim personal për mbrotjen dhe pasurimin e vlerave qytetare, kulturore,artistike. Per këtë qëllim ,Bashkia e Poliçanit i ka vlerësuar këta personalitete dhe kontributin që kanë dhënë për qytetin e Poliçanit duke u atribuar titullin “Qytetar Nderi”. -
- ADRIATIK MALIQ ZOTKAJ (1997) I pari qytetar që gëzon titullin “Qytetar Nderi”.Titull i cili i’u atribua në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për kontributin në mbrotjen dhe ruajtjen e rendit publik, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e qytetit ne vitet 1997.
- PËLLUMB DOLLANI (2009)
- VRENOZ RIZA KUÇI (1997)
- ISUF GURI (1997)
u është atribuar titulli “Qytetar Nderi” në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për kontributin e shquar në shërbimin shëndetësor, për aftësi e përkushtim në fushën e pediatrisë si dhe për konsolidimin e shërbimit shëndetësor në qytetin e Poliçanit.
- SELIM MYSLIM HOXHA (2008)
- SEJFULLA MYFTARI (2006) u është atribuar titulli “Qytetar Nderi” në shenjë falenderimi dhe mirënjohje per kontributin e shquar për krijimin dhe pasurimin e jetës artistike-kulturore ne qytetin e Poliçanit.
- MAHMUD KELI
- RIZA VALA
- MANE NISHOVA
u është atribuar titulli “Qytetar Nderi” në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për patriotizmin dhe kontributin e shquar në mbrojtjen e interesave kombetare
©Corovoda On Line