Stina e nxehte rigumezhin Varishtin. Plazhi veror ne Corovode mundesia e vetme e freskut te temperaturave te larta **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Stina e nxehte rigumezhin Varishtin. Plazhi veror ne Corovode mundesia e vetme e freskut te temperaturave te larta

Fatjon Kaloci
1.7.13
Ardhja e stines se nxehte prej ditesh ka sjelle gumezhimin e plazhit lumor ne Osumin freskues te Corovodes. Mengjeseve te diteve me diell me qindra jane frekuentuesit e perditshem te cilet frekuentojne kryesisht Varishtin pjesen me te afert me Corovoden, por jo te pakte jane edhe ata qe frekuentojne pika me te largeta per plazh si ne Sharove, Hambull etj. Gjetja e vendeve ranore si dhe mos patja e shume personave prane jane kriteret e vetme qe sipas grup moshave dhe individeve vecojne thuajse cdo mengjes grupet qe frekuentojne kete plazh pergjate gjithe rrjedhes se Osumit. Por kjo dege e lumit Osum nuk eshte e vetmja. Fundjavave frekuentimi i ujerave te lumit te Corovodes (dega sekondare e Osumit) kryesisht ne afersi te Ures se Kasabashit mbetet me teper per plazhistet familjare dhe per pikniket jo te rralla. Por gjithnje rreshjet e shumta dhe qe zgjasin pak ne stinen verore sjellin edhe "levizjen" e shtratit te lumenjve ku zonat me me shume uje per te favorizuar notin shpesh here nga prurjet ndryshojne vendndodhje. Familjare, te papune, nxenes te shkollave qe tashme kane perfunduar mesimin jane kontigjenti me i shpeshte i se perditshmes, ndersa kesaj armate ne fundjave i bashkohen edhe te punesuarit ne sektoret shteterore dhe privat. Buka me vehte apo barbeque ne natyre jane zgjedhje alternative por qe kur te ulesh per plazh kerkojne te jesh prane burimeve natyrore te ujit te pijshem shoqerues pothuajse ne pergjate gjithe kanionet e Osumit. Piku me i madh i frekuentimit pritet te jete gjate mes korrikut deri ne mes gusht, koha kur studentet dhe emigrantet vijne me vendlindje. Gjithesesi pushimet verore nuk ka sesi te jene me natyrale dhe me te bukura sesa nen kemben e kanioneve dhe bukurive te Skraparit nen gjelberim.
©Corovoda On Line