Gerana Vila Vajza nga Skrapari sjell historne mes Policanit dhe Kretes si nje familje VIDEO

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Gerana Vila Vajza nga Skrapari sjell historne mes Policanit dhe Kretes si nje familje VIDEO

Fatjon Kaloci
27.10.13
Vetem pak dite me pare nje blog cretalive.gr do te kushtonte nje hapesire edhe per vajzen 22 vjecare nga Skrapari. Keshtu ne nje video qe mban titullin "SHQIPETARE NE KRETE - NJE FAMILJE"  video qe zgjat ne afro 6:30 minuta protagonistja kryesore edhe e ketij blogu grek do te ishte Gerana Vila. Shkrimi ne blogun grek hapet me fjalet:
ME ZEMREN E NDARE ME DYSH, KU NJERA GJYSME RREH PER VENDIN E SAJ DHE TJETRA PER KRETEN QE E PERQAFOI SI TE ISHTE SHTEPIA E DYTE PER GERANA VILEN 22 VJECAREN QE NDRYSHE QUHET ANNA MARIA.
Ne nje video te shkurter te realizuar si pjese e nje projekti ne kuader te nje iniciative te Universitetit te Etno-Muzikologjise dhe Antropologjise me finacime nga BE mbi integrimin e qytetareve te vendeve te huaja ne video fil Anna Maria (Gerana) shpjegon jeteshkrimin e saj.
AJO KA LINDUR NE SHQIPERI, POLICAN SHUME PRANE NJE FABRIKE ARMESH. ISHTE BABAI I SAJ AI QE MORI VENDIMIN E MADH PER TE CUAR FAMILJEN E TIJ NE GREQI. GERANA APO QUAJTUR NDRYSHE ANNA MARIA, IKU SE BASHKU ME MOTRAT DHE NENEN E SAJ. PAQENDRYESHMERIA E SITUATES POLITIKE ISHTE MOTIVI KRYESOR QE I SHTYU PRINDERIT E SAJ PER TE EMIGRUAR - thote GERI.
Ne filmimin e shkurter ANNA MARIA perpiqet te shpjegoje historine e saj personale qe te arrij te kuptohet nga greket dhe emigrantet. Ajo flet hapur sesi nuk ndihet mire kur shfaqet racizem greko shqiptar apo anasjelltas.ANNA MARIA jeton ne Greqi prej 15 vitesh ka kryer studimet per Filozofi dhe deshiron te qendroj ne Greqi. 22 vjecarja nga Policani enderron te shkoj ne Afrike e te sherbej si vullnetare si dhe sipas saj ne jete nuk ka gje me te rendesishme sesa dashuria dhe respekti.
Corovoda On Line ju sjell ne bashkengjitje videon ne fjale.

©Corovoda On Line