Bektashinjte: Te merkuren Agjerojne. Dita e Ashures te enjten 14 nentor nder me te gezuarat edhe ne Skraparin Bektashi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bektashinjte: Te merkuren Agjerojne. Dita e Ashures te enjten 14 nentor nder me te gezuarat edhe ne Skraparin Bektashi

Fatjon Kaloci
12.11.13
Besimtaret bektashi neser e merkure 13 dhe te enjten 14 nentor 2013 do te jene do jene ne agjerimin e tyre me rastin e Dites se Ashures. Ne Skrapar besimi qe eshte me dominues eshte ai Bektashi. Nata e ashures është nata e dhjetë e muajit Muharrem, dhe të nesërmen dita e ashures. Muaji Muharrem në Kur’an, është një ndër katër netët e përmendura dhe të vlerësuar. Nata më e vlefshme e këtij muaji është nata e ashures.  Çfare duhet bërë në ditën e ashures?
1- Eshtë sunnet të agjërohet në ditën e ashures. Në hadithe, thuhet: “ Kush agjëron në ditën e ashures, i falen mëkatet prej njëmijë viteve.” “Shfrytëzohuni me virtytet e ashures! Ai që agjëron në këtë ditë të bekuar, i fiton sevabet sa të ibadeteve të; melajqeve, pejgamberëve, shehidëve...” Eshtë mekruh(i papëlqyer), agjërimi vetëm në ditën e ashures, duhet agjëruar ditën e nëntë me të dhjetën, apo të dhjetën me të njëmbëdhjetën! Një ditë pejgamberi s.a.v. sa me të drejtë kishte thënë: “Lajmërojeni të gjithë! Kush ka ngrënë diçka në këtë ditë, mos të hajë asgjë deri mbrëmje, le të rrijë sikur të agjërojë! Dhe nëse dikush asgjë nuk ka ngrënë, le të agjëroj! Sepse sot është dita e ashures.” Pejgamberi s.a. në këtë ditë, me pështymën e tij e lagte hurmën dhu u jipte në gojë të fëmijëve, ua përtypte. Dhe fëmijët, me mrekullin e pejgamberit s.a.v deri mbrëmje asgjë nuk futnin në gojë.
2- Duhet vizituar kushërinjtë! Duhet marrë me të mirë, duke iu dhuruar dhurata apo duke iu ndihmuar! Në një hadith i dërguari thotë: “Ai që ka braktisur vizitën tek akrabat, dhe nëse i viziton në ditën e ashures, do të fitojë sevape sa të Jahjas dhe Isait a.s.
Ne Skrapar ne kete dite shume objekte te kultit bektashi ne teqe besimtaret mblidhen dhe festojne.
©Corovoda On Line