Gruaja nga Skrapari denocoi bashkeshortin per dhune. Familja ne ndihme **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Gruaja nga Skrapari denocoi bashkeshortin per dhune. Familja ne ndihme

Fatjon Kaloci
1.11.13
Vetem pak dite me pare mesa duket gjyqesori ne Tirane ne 28 tetor 2013 ka dhene nje vendim per te denuar me 2 muaj e 20 dite burg nje shtetas me inicialet A.K. Ndonse vendimi eshte dhene ne fillim jave ngjarja i referohet 17 gushtit 2013 ku sipas raportit 33 vjecari A.K. ka dhunuar bashkeshorten me origjine nga Skrapari R.K. pasi nuk i ka treguar sipas tij se me ke po fliste ne telefon. Sipas ngjarjeve ne rrjedhe vajza ka mbyllur telefonin dhe nuk i ka kthyer pergjigje por ky veprim ka nervozuar me shume bashkeshortin i cili fillimisht ka vecuar djalin e ciftit, me pas e ka marre me dhune bashkeshorten dhe e ka mbylur ne tualet duke e qelluar me grushta dhe kercenuar me carcaf rreth qafes. Ne perpjekje per te shpetuar ndaj dhunes gruaja ka bertitur ndersa edhe femija ka degjuar te therriturat e se emes dhe ka nisur te qaj fort. Burri sapo ka degjuar te qarat e femijes ka ndalur dhunimin por i ka marre te dy dhe i ka cuar ne shtepine e se motres se R.K. Sipas Gjykates, me pas Gruaja ka njoftuar familjen ne Skrapar dhe se bashku me ta kane kallezuar ne Komisariatin e Policise. Ne seancen gjyqesore 33 vjecare u shpreh i penduar per veprimet e tij por gjithesesi u denua me 2 muaj dhe 20 dite burg.
©Corovoda On Line - Arkiva me e madhe e lajmit Lokal
       
         
close