Skrapari ne rrjetet sociale. Qindra faqe ne facebook qe promovojne Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari ne rrjetet sociale. Qindra faqe ne facebook qe promovojne Skraparin

Fatjon Kaloci
5.11.13
Me i perdorshmi eshte Facebook, te pakten kete, mund ta themi per shkak te qindra faqeve apo profileve e grupeve qe mbajne pak Skrapar ne to. Dedikuar fshatrave te vecante, zonave, bukurive te zones etj apo ne tematike te pergjithshme per Corovoden, Policanin, dhe Skraparin ne teresi ne publikime te ndryshme, mes fotove dhe videove bukurite skraparase promovohen mes klikimesh. Faqe sociale kane edhe subjektet politike ne Skrapar, forumet e tyre rinore, madje edhe institucione te ndryshme kane hapur llogari komunikuese sociale. Ne nje veshtrim te pergjithshem duket sikur te njejtit persona qe preferojne nje faqe preferojne po ashtu edhe faqe te tjera. Por dinamika e postimeve ne faqe te ndryshme le per te deshiruar ne shume raste. Nen rrembimin e pasionit administruesit postojne tipiket: “Like kush eshte zgjuar” apo mund te postojne cdo gje qe gjejne kudo ne internet qe mund te flasi per fshatin, qytetin apo zonen respektive te Skraparit per te cilen keto faqe synojne. Edhe Corovoda On Line eshte nje prej grupeve ne facebook me ndjekshmeri ku anetaret rregjistrohen paraprakisht. Numeruese te qindra e mijera ndjekesve pergjegjesia e asaj cfare postohet behet edhe me e madhe ndersa dhe audienca ngrihet ne nivel me te larte duke nxitur pjesemarrje ne reagime mbi problematikat lokale dhe jo shume te bazuar te numrat e ndjekshmerise. Skrapari keshtu ne shume faqe ndodhet aktiv ne rrjete sociale por a eshte kaq aktiv ne jeten reale? Duke uruar qe se shpejti te jete keshtu klikimi ka edhe Skraparin ne brendesi.
© Corovoda On Line