Corovode: Prej 2 ditesh pa uje. Defekti prek se paku 3 lagje te qytetit te Corovodes **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Corovode: Prej 2 ditesh pa uje. Defekti prek se paku 3 lagje te qytetit te Corovodes

Fatjon Kaloci
2.12.13
Prej se shtunes 30 nentor 2013 disa lagje ne Corovode po ndiejne mungesen e ujit te pijshem ne cezma. Si pasoje me dhjetra jane qytetaret qe i drejtohen burimeve natyrore qe ndodhen ne zonat e peraferta ndersa kudo sheh bidonat, kovat apo mjetet e tjera ujembledhese permes se cilave sigurohet disi prania e ujit te pijshem. E gjithe situata besohet se vjen nga nje defekt ne sistemin e furnizimit me Uje te Pijshem defekt qe kushtezohet nga prishja e se paku disa elementeve te kushtueshem dhe qe me veshtiresi gjenden ne tregun vendas (thuhet paraprakisht por kjo nuk eshte zyrtare). Si pasoje banoret e se paku 3 lagjeve ne Corovode, Lagjes "5 Shtatori", Lagjia e Re si dhe Lagjia "2 Dhjetori" (ne disa raporte edhe disa familje prane lagjes "Estref Caka") po vuajne mungesen e ujit te pijshem. Vetem Lagjet "Clirimi" dhe "Hasan Seitaj" nuk preken nga ky defekt ndersa nga vete institucioni po punohet per sigurimin sa me pare te zgjidhjes.
©Corovoda On Line