Rasti gjyqesor mbi ceshtjen "Emmy" ndryshe Elsina Hidershaj, vajza nga Skrapari qe humbi jeten ne 27 shkurt 2011. Ceshtja kaloi dje ne Gjykaten e Apelit. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi. Ditën e djeshme e merkure 18 dhjetor 2013 Apeli dha masën 2 vjet burg për Kelmendin, i cili akuzohet për vrasje aksidentale të këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me pseudonimin “Emmy”.
Gjykata e Apelit vendosi që Kelmendi të vuajë pjesën tjetër të dënimit. Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur pezullim të një pjese të dënimit për biznesmenin Kelmendi. Biznesmenit i ishte pezulluar dënimi prej 10 muaj burg.
Biznesmeni Aziz Kelmendi akuzohet për ngjarjen e ndodhur në 27 shkurt 2011 pranë një lokali nate në Tiranë, kur me makinën e tij, ka aksidentuar 21-vjeçaren Elsina Hidershaj, me të cilën kishte njohje. Ne dicionin e vitit te kaluar Elsina Hidershaj ka qene e vleresuar nga audienca edhe ne sondimin vjetor "Personaliteti i Vitit 2012" ku ishte nje prej te nominuarve.
©Corovoda On Line
©Corovoda On Line