Ne shkrimin ne vijim Corovoda On Line poston nje reportazh te autorit Agron Mema botuar ne te perditshmen Telegraf. Corovoda On Line e publikon me kortezi kete shkrim qe vijon sa me poshte:
Nga: Agron Mema - "Mikpritje e Fisnikeri ne familjen e Cunajve ne Mollas te Skraparit
Rruga për në fshatin Mollas të Skraparit është e larmishme dhe e lodhshme njëkohësisht. Po gjithsesi, pamjet që të afron kjo rrugë janë nga më mbresëlënëset. Kjo të bën që të ndalosh dhe të bësh fotografime të një pas njëshme, pasi nuk je më i sigurt që mund të kesh rast të dytë për të tilla pamje kaq të bukura që të ofron kjo zonë e ndodhur në një nga shpatullat e malit të Tomorit. Rruga ka pësuar ndryshime dhe mjaft banesa janë braktisur, kështu që dhe banorët janë të rralluar.
Nga: Agron Mema - "Mikpritje e Fisnikeri ne familjen e Cunajve ne Mollas te Skraparit
Rruga për në fshatin Mollas të Skraparit është e larmishme dhe e lodhshme njëkohësisht. Po gjithsesi, pamjet që të afron kjo rrugë janë nga më mbresëlënëset. Kjo të bën që të ndalosh dhe të bësh fotografime të një pas njëshme, pasi nuk je më i sigurt që mund të kesh rast të dytë për të tilla pamje kaq të bukura që të ofron kjo zonë e ndodhur në një nga shpatullat e malit të Tomorit. Rruga ka pësuar ndryshime dhe mjaft banesa janë braktisur, kështu që dhe banorët janë të rralluar.
DREJT FSHATIT MOLLAS
Rrugës takon rrallë prej tyre për t’i pyetur se nga shkohet për në shtëpinë e Sefedin Çunit. Jemi nisur për në kullën e vjetër të një prej familjeve të fundit të mëdha patriarkale që ka pasur kjo zonë e Mollasit, familje e madhe, e cila kur u shpërbë, numëronte në rreth 67 pjesëtarë që jetonin në një ekonomi patriarkale. Kjo ishte familja e Caush Jashar Çunit, i cili kishte lindur më 17 janar të vitit 1898 dhe kishte vdekur po më 17 janar të vitit 1982. Për koincidencë kjo datë përkon me ditëvdekjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Skrapari ka pasur shumë familje të mëdha.
MYSAFIRË NË MOLLAS
Pas disa ngatërresash dhe rrugëtimesh plot peripeci nëpër xhunglën e gjelbër të Tomorit, më në fund, në një grup banesash që ndodhen si një ishull i gjelbër në lagjen e poshtme të Mollasit, gjejmë shtëpinë e Sefedin Cunit, një pinjoll i familjes së sapo përmendur që në fillim. Kemi shkuar thjeshtë për të bërë një vizitë një orësh, por përsëri do të gjejmë një surprizë të tipit skraparase. Tek shtegu i gjelbër që ndanë oborrin e shtëpisë dykatëshe me arën është duke u pjekur në hell një dash. Me arritjen tonë (me mua janë edhe 2 miq të tjerë me origjinë nga Skrapari), ka përfunduar edhe procesi kaq i njohur në këtë krahinë. Pjesë e ritit legjendar të mikpritjes, të cilin mund ta prekësh konkretisht edhe tani në kohët moderne pothuajse aq të plotë sa në kohen e shtegtimit të Eduard Learit. Duke udhëtuar me ish- mësuesin e zonës Avni Cuni me banim në Durrës dhe avokatin Ilir Malindi, biseduam gjatë mbi disa nga familjet e mëdha të zonës. Po kur bie ndesh me pritje të tilla vëren se në këtë zonë mikpritëse, mbase personaliteti njerëzor është lartësuar paralel me malin e Tomorit. Dhe e ke të vështire të ndash familjet e mëdha numerike nga familjet e mëdha që i ka bërë të tilla zemërgjerësia njerëzore. Mikpritja e një bariu do të bënte të skuqeshin mbase shumë vetë në qytetet tona të njohura…
MIKPRITJA
E fiksojmë edhe dashin e pjekur ose ferlikun, siç thonë në shumë zona të vendit, në aparatet tona fotografike. Madje marrim edhe mësime të shkurtra se si piqet ai. Kjo për humor më shume pasi edhe pjekja e mishit të Skraparit si dhe cilësia e vetë mishit është nga më të veçantat. Cilësi që nuk kanë të bëjnë shumë me mënyrën e pjekjes, pasi ndikohet nga klima dhe llojet bimëve endemike të kullotjes. Së bashku me pjesëtarë të familjes Çuni që u ndodhën në atë moment të pranishëm, pinjollë të familjes së fundit të madhe që kishin bashkëjetuar deri në vdekjen e babait te tyre ne vitet 70 të shekullit të kaluar. Ishte një vizite e kërkuar prej tyre 2 vite me radhë. Dhe kur i njoftuam se do të ndalonim për pak minuta, vëllezërit Sefedin dhe Agim Cuni kishin ndërprerë çdo aktivitete atë ditë dhe ishin përgatitur për të na nderuar sipas traditës së tyre shekullore. Hymë në shtëpi që të bën përshtypja për rregullin dhe pastërtinë që duket në çdo kënd të dhomave… Pas pak minutash do ta ndjesh veten sikur je në mjediset e shtëpisë tënde. Dashamirësia e këtyre njerëzve mikpritës kalon çdo kufi. Më pas Kënga e Riza Cerovës me tekst: “Kush ka një pushkë le ta rrëmbeje, Kush ka një zemër të mos e kursejë”, ndez atmosferën, atmosferë e stimuluar me një raki të fortë shumëvjeçare. Dhe një tryezë e rënduar nga asortimentet, ku binte në sy mishi i pjekur.
HISTORIK I FAMILJES ÇUNI
Babai i Sefedinit dhe Agimit, Caush Jashar Cuni, ka qenë kreu i familjes se fundit patriarkale në Mollas. Të bijtë tregojnë se ai ka qenë ushtarak dhe ka shërbyer fillimisht në xhandarmërinë e Zogut në disa zona të vendit duke filluar nga viti 1925 deri në vitin 1939 të shekullit të kaluar. Kryesisht ka shërbyer në Pogradec, Lushnjë, Korçë, Dibër etj.. Në Qarkun e Korçës ai ka pasur si Komandant Xhandarmërie Beqir Zagorçanin. Caushi, në vitin 1925 kishte mbaruar Shkollën Ushtarake në Itali. Pas pushtimit fashist ai është lidhur me Lëvizjen Nacional Çlirimtare dhe ka luftuar në përbërje të Brigadës së VII-të Sulmuese me Komandant Gjin Markun. Pak vite pas çlirimit ai ka dalë në lirim dhe ka qëndruar më pas në fshat, ku ka punuar si Kryetar i Këshillit Popullor. Për luftën partizane ai është dekoruar nga Presidiumi Kuvendit Popullor me “Medaljen e Trimërisë”. Ai e ka udhëhequr familjen megjithëse, nuk ishte vëllai i parë, pasi para vetes kishte vëlla Mustafain. Po meqenëse rrethi i të njohurve dhe i miqve që kishte Caushi ishte shumë i madh dhe ata kishin influencë në drejtimin e vendit dhe të rrethit të Skaraparit, Mustafai ka kërkuar që familje e tyre të drejtohej nga Caushi. Pas tij vinte një vëlla tjetër Bido. Mustafai kishte pasur 6 fëmijë, 4 djem dhe tri vajza, Caushi 7, 3 djem dhe 4 vajza, ndërsa Bido 5, nga të cilët 2 djem dhe 3 vajza, të cilët patën edhe ata shumë fëmijë…
© Corovoda On Line / Burimi: Telegraf
© Corovoda On Line / Burimi: Telegraf