Koordinata X: Vitet 1510 Tomorrica sipas Muzakajve. "Minierë Ari"? Jetëshkrimi i kohës flet më shumë. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Vitet 1510 Tomorrica sipas Muzakajve. "Minierë Ari"? Jetëshkrimi i kohës flet më shumë.

Fatjon Kaloci
19.12.13
Në vazhdën e publikimeve të rralla të Skraparit Corovoda On Line ndalet në një pasazh të shkurtër nga një libër që flet mbi Pasardhësit e Muzakajve dhe që përfshin ngjarjet apo të thënat e kohës më së miri deri në vitin 1510. E pikërisht nga libri në fjalë ne kemi veçuar disa fragmente të cilat do t'i sjellim të ndara në një seri postimesh në blogun tonë. Në këtë pjesë të dytë do të fokusohemi në Tomorricë dhe ç'ka thuhet rreth saj në librin e datuar në 1510 që mban titullin "Një kujtesë e shkurtër të parardhësve të fisit të Muzakajve"

"Do të doja të shtoja që toka jonë në Tomorricë ka katër baronë të cilët unë i njoh. Një prej tyre, ishte Gjini i Bogdanëve që posedonte Barloisin dhe 5 fshatra të tjerë. Tjetri ishte Bardi Fachiemiri (Bardhi Faqemiri) që posedonte dy fshatra të tjerë që quheshin Barci (Barç). Më tej ishte dhe Johan Visagni (Vishanj) dhe Duka i Dobril (Dobrenj?) që posedonte Gurisciti (Gurishta). Një tjetër ishte Basan Bilochisi që kishte vetëm Disguimari dhe një tjetër që kishte një fshat (hamlet) të quajtur Ajdin.  Kishte edhe dy të tjerë nga linja e Cervotave. Njeri ishte John Cervota dhe tjetri Martin Cervota. Gjithashtu ishte edhe kont Balguri (Ballguri) që posedonte një fshat të quajtur Guerbisi (Gjerbës) dhe që ishte më e frekuentueshmja e Tomorricës."

Ndërsa në një fragment tjetër, ndërsa flitet edhe për Skënderbeun lexojmë edhe këtë pasazh misterioz të cilin e sjellim të përkthyer ( më poshtë edhe në formatin origjinal) :

"Bëni kujdes, bijtë e mi, se në tokën tonë në Tomorricë ka një hamlet (fshat) të quajtur Orchovë në anën e malit, dhe një lumë rrjedh e përshkon në këtë fshat nga ana tjetër e hamletit. Mes rrjedhës së lumit dhe fshatit ka një përrua dhe pranë këtij përroi buze malit, gjendet një minierë ari. Mos e harroni sepse është kjo toka jonë."

Be aware, my sons, that on our land in Tomorica there is a hamlet called Orchova at the side of a mountain, and a river flows past the said hamlet from the other side. Between the said hamlet and the mountain flows a torrent and near the said torrent, on the mountain side of it, there is a vein of gold. Do not forget this, because it is our land.

© Corovoda On Line