Me heret, gjate javes qe shkoi, nje tjeter ndryshim ne administrimin lokal ne Corovode i referohet nje ndryshimi qe pritej e qe ndodh ne nje prej sektoreve me veshtire e me te ndjeshem ne Skrapar sic eshte ai i arsimit. Keshtu Ilirjan Kalemi do te jete Drejtuesi i ri i Zyres Arsimore Skrapar. I lindur ne 16 qershor 1965 ne Melove te Skraparit, kandidatura e re eshte e njohur ne zhvillimin e vjecareve te fundit ne arsimin lokal ne Corovode ku prej vitesh ka mbajtur detyra dhe funksione te ndryshme. Ne kete detyre sfida me problematikat arsimore vecanerisht ne Skrapar do te jene me te forta ndersa thuajse cdo kush nga banoret e Corovodes pret reformim se pari ne Administraten e Zyres Arsimore e konvertuar prej vitesh ne nje strehe apatike e cila duket thuajse inekzistente perkrah problematikave te ndryshme te arsimit. Domosdoshmerisht arsimi ne Skrapar ka nevojen e ndertimit te politikave edhe permes mendimit te faktoreve apo aktoreve te tjere ndersa e sotmja e arsimit ne Skrapar eshte negative e mbushur me mesues qe tejkalojne normat jo vetem ne fasha oraresh apo edhe paaftesite profesionale. Ky ndryshim ishte i pritshem ne Corovode ndersa edhe me pak se 4 ente kane mbetur pa iu nenshtruar ndryshimeve te konfigurimeve te reja te pas elektoraleve 2013 ne Skrapar
© Corovoda On Line
© Corovoda On Line