Corovode: Aktiviteti u mbajt dje. Perkujtohet 68 vjetori i Shpalljes se Shqiperise Republike. Ja titujt e nderit te shperndare nje dite me pare -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Corovode: Aktiviteti u mbajt dje. Perkujtohet 68 vjetori i Shpalljes se Shqiperise Republike. Ja titujt e nderit te shperndare nje dite me pare

Fatjon Kaloci
12.1.14
Nje dite me pare ne Corovode pak pas ores 10:00 ne nje takim mes veteraneve dhe pasardhesve u kujtua 68 vjetori i shpalljes se Shqiperise Republike. Kjo date eshte e kujtueshme ne Corovode pasi pikerisht shpallja e Shqiperise Republike ndodhi pas zgjedhjeve te para te zhvilluara ne Shqiperine e lire te mbajtura ne 2 dhjetor 1945. Nje prej lagjeve ne Corovode mban ende emrin lagjia "2 Dhjetori" per nder te ketyre zgjedhjeve. Per tu rikthyer tek lajmi i dates 11.1.2014. Ne aktivitetin e mbajtur dje te pranishem krahes dhjetra veteraneve e pasardhesve moren pjese edhe Nenprefekti i Qarkut Fatos Hasanaj si dhe Nenkryetarja e Bashkise Corovode Anila Shenjtolli. Fjala e hapjes u mbajt nga Kryetari i Komitetit te Veteraneve Skrapar Enver Naska ku nder te tjera ne fjalen e ti ai tha ... " Me ndryshimet qe kane ndodhur pas viteve 90te kjo ngjarje e shenuar ne historine e popullit tone eshte lene ne harrese nga te gjithe qeverite qe kane ardhur ne pushtet...". Me tej aktiviteti vijoi me fjalen e Sekretarit te Komitetit te Veteraneve te LANC Bashkim Sulejmani dhe aktiviteti vijoi me shperndarjen e titujve "Nderi i Organizates se LANC"
U vleresuan ne keto cmime:
1. Novrus Ago - veteran
2. Veli Bekteshi - veteran
3. Novrus Aliaj - veteran
4. Biliman Mehmetaj - veteran
5. Haxhi Kaloci - pasardhes
6. Kasem Caka - pasardhes
7. Harulla Cela - pasardhes
8. Adil Hasani - pasardhes
9. Vrenos Zylfo - pasardhes

Aktiviteti zgjati rreth 90 minuta dhe u mbyll me urimet per nje vit te ri 2014 sa me te mire.
©Corovoda On Line