Gjeografikisht Tomorrica ndodhet në Shqipërinë e Jugut. Përmes kësaj zone kalon Lumi i Tomorricës Qafa e Devirisë, lidh Tomorricën me Çorovodën me zonën tjetër, Skrapar-Tomorrica kufizohet në veri me Gramshin në lindje me Korçën, në jug me Skraparin dhe me perëndim është Tomorri dhe qyteti Berat. Fshatrat e Tomorricës fillojnë nga Mali i Zaloshnjes, Tomorri, në perendim dhe fshatrat në lindje janë vendosur në malin e Kashnicës, në vazhdim Guri i Prerë, Qafa e Gjarpërit, mali i Kuçit deri te mali i Fqekuqit-Lumi i Tomorricës fillon në Gramsh dhe bashkohet me Devollin te Bishti i Nartës. Lugina e Tomorricës ka qenë e populluar dendur qysh në lashtësi. Ajo ka në regjistrat e kohëve të regjistruar 39 fshatra. Fshati Gramsh ka qenë qytet. Ka pasur 400 shtëpi, 18 dyqane e një xhami. Nga Gramshi i Tomorricës është dhe origjina e patriotëve dhe rilindasve tanë të Frashëllinjve. Në zonën e Tomorricës janë vertetuar disa pika arkeologjike si: Straficë, Gerricë, Përrenjas, Leskanë, Tërravë që është studiuar nga Lutfim Ylli.
Qendra administrative e krahinës së Tomorricës, ku zhvillohej aktiviteti ekonomik tregtar, politik e shoqëror ka qenë Kanaku. Aty zhvillpheshin pazare e panaire çdo muaj e janë me pjesmarrjen e gjërë jo vetëm në Skrapar, por edhe në rrethet e tjera si: Korça, Gramshi, Berati, përmeti etj. Por, Kunaku ka qenë edhe qëndër e kuvendeve patriotike ku merreshin vendime historike në mbrojtjen e interesave të atdheut e të kombit shqiptar. Në vitin 1915 u zhvillua Kuvendi i Kunakut, ku mori pjesë dhe patrioti Sali Butka, të cilit i këndohen dhe këngë: “Në Kunak thërret tellalli,/djema u thërret vatani”. Ky kuvend nxori dy çeta komitash. Njëra në Kuç me komandant çete Nebi Alimadhi që vepronte në Përmet e Korçë dhe çeta e dytë e komanduar nga Zenel Bruçi që vepronte në Voskopojë e Korçë. Sipas dokumentave të kohës në vitin 1908 në Tomorricë vepronte çeta e komanduar nga Servet Zaloshnja. Ajo kishte në gjirin e vet 15 anëtare si: Mehmet Zaloshnja, Servet Zaloshnja, Ali Kuçi, RefatGurrazezi, Nevruz Gurrazezi, Dervish Gurrazezi, Jemin Tharrpuli, Ismail Klosi e Mehmet Klosi, Mallakastër, Muço Nallbani, Ahir Kupinova e Haki Kapinova, Berat; Niko Peci-Korçë, Menzan Shëmbërdhenji Bërçë-Sulovë, Zenel Braçe Vidhan-Gramsh. Me çetën e Sali Butkës në vitin 1914-1915 u bashkua edhe Rasim Shabani nga Leskova, i cili u vra nga shovinistët grekë tek tre urat në Përmet.
Mahmuti lindi në Zaloshnjë më 1860 dhe mbylli sytë më 1950. Shtëpia e tij qe e hapur për luftëtarët e lirisë si P.N.Luarasi e Mihal Gramenon, Th. Gërmenji, Sali Butka e më vonë për burrat që udhëhoqën LANC-in në Skrapar e Shqipëri. Ishte Mahmuti që hapi shkollën e parë shqipe në Zaloshnjë. Në vitin 1905, shtëpinë e kthyen në qendër të patriotëve të shquar të Rilindjes. Merr pjesë në mbledhjen e Frashërit të vitit 1879, me Servetin mes burrave të shquar të Shqipërisë së jugut. Mes Skraparllinjve e krerëve të Kuvendit të Sinjës, korrik 1912-ës, ishte edhe Mahmut Zaloshnja. Në shtëpinë e tij u mblodh Komiteti i Shpëtimit për Skraparin në vitin 1919, i biri, Hyseni u zgjodh kryetar. Më vonë merr pjesë në Luftën e Vlorës në 1920. E gjejmë në Kryengritjen Antifashiste të vitit 1935 dhe LANC. Edhe Serveti ka një veprimtari të dëndur patriotike e atdhetare. Ai lindi më 1885 në Zaloshnjë të Tomorricës, rrethi Skrapar. Në vitin 1905 nisi veprimtarinë patriotike. Në këtë kohë studionte në gjimnazin e Beratit. Arriti të lirojë nga burgu patriotët Ali Kuçi, Barjam Koprenckën e Hamit Lumin. Ka qenë anëtar i klubit “Tellargu”, formuar në Çorovodë më 6 Maj 1906. Arratiset nga Berati së bashku me Zenel Vësështen. Gjyqi e dënoi me vdekje në mungesë. Del malit me trimat e lirisë në zonat Skrapar, Opar, Mallakastër, Fier, Berat e Vlorë; Vërçë. Më 28 Nëntor të vitit 1912 merr pjesë në aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në vitin 1913-1914 luftoi kundër andarëve grekë. Më 1918 merr pjesë si delegate në Kongresin e Durrësit. Kurse në luftën e Vlorës, forcat luftëtare të Tomorricës i komandonte Hasan Zaloshnja. Pas vitit 1922 punon si krahinor në Këlcyrë, Opar e Tomorricë. Nga jeta largohet në vitin 1931 në Fier, ku përcillet me nderime si patriot e luftëtar.
Një burrë tjetër i shquar i fshatit Zaloshnjë është edhe Hysëni, i biri i Mahmutit. Në vitin 1913 e gjejmë mësues në vendlindje. Merr pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe si anëtar i shoqatës “Bashkimi”. Së bashku me Riza Cerovën merr pjesë për triumfin e Revolucionit të Qershorit 1924. Ndihmoi Rizain ne Kryengritjen Antizogiste të Fierit. Familjarisht merr pjesë në LANC ku qenë një nga delegatët e Skraparit në Kongresin e Përmetit. Aty u zgjodh anëtar i këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtare. Në Berat ka qenë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut Berat. Ai s’pranonte lajka, por dhe kërcënimet e vështirësitë dinte t’i kalonte. I burgosur, i internuar në Pukë, Elbasan e Itali, nuk e thyën. Shtëpia e këtyre burrave u kthye si një “gur zjarri e mature” për Skraparin e Tomorricën, por edhe mbarë Shqipërinë. Thirrjes së Vlorës iu përgjigj si e gjithë Shqipëria dhe Tomorrica. Në vitin 1920 patrioti Servet Zaloshnja në Korrik bëri thirrje për të shkuar në luftën e Vlorës, kundër Zaptuesve italianë dhe nën komandën e tij u nisën për në Vlorë 190 luftëtarë. Në muzeun “Ismail Qemali” në Vlorë, edhe sot gjendet një tablo ku shkruhet: “U nisën nga Konaku i Tomorricës 190 luftëtarë”. Mbasi kaluan Qafën e Dardhës qëndruan një natë në Karkanjoz të Beratit. Një ditë pazari erdhën Servet Zaloshnja, Mahmut dhe Hysen Zaloshnja në Konak.
Në Pazar kishte shumë njerëz të armatosur dhe pa të paarmatosur. Mbasi qëndruan pak te pusi i Abit Fushës, pinë nga një gotë ujë. U bënë gati. U nisën me në krye Servetin nëpërmjet duartrokitjeve të popullit dhe u nisën Lumit të Tomorricës. Kaluan në Rripën e Ujkut, Fushën e Dobrenjës dhe të Kutkës. Arritën në fund Rrasës së Kërpitës dhe ngjiten Rrasën dhe arritën te plepat e Kërpicës. Aty prisnin trimat nga Vidhani, Ermenji, Shërmberdhenji, Kotka e Kërpica. Forcat u rregulluan sippas rregullave ushtarake. Ato kaluan Qafën e Dardhës, arritën te arrat, tek Çezma e Tankos, pinë nga një ujë të ftohtë dhe u nisën rrugës duke kaluar Zallin e Tomorricës dhe arritën në Karkanjoz. Forcat fjetën atë natë në këtë fshat. Ditën e dytë kaluan Beratin dhe arritën në Levant ë Fierit dhe ditën e tretë u bashkuan me forcat e Vlorës që luftonin kundër italianëve. Në këtë luftë, midis atyre burrave nga Skrapari e Tomorrica, ka marrë pjesë edhe Gani Fejzo, Kame Ismaili nga fshati Trakël.
©Corovoda Online / burimi: Zeri i Popullit