Nis edicioni i 5te: Sonadazhi: Personaliteti i Vitit 2014 per Skraparin. Ja nominet per kete vit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nis edicioni i 5te: Sonadazhi: Personaliteti i Vitit 2014 per Skraparin. Ja nominet per kete vit

Fatjon Kaloci
20.2.14
Nga e dita e enjte 20 shkurt 2014 e per 306 dite, Corovoda On Line ju fton te jeni pjese e mendimit per Sondazhin tashme te pervitshem te blogut te vetem te Corovodes per te gjithe audiencen ne internet. Keshtu edicioni i 5te i Sondazhit "Personaliteti i Vitit per Skraparin" do te kete 8 nominime per kete vit 2014. Le te shohim pak se bashku se cilet jane personalitetet me te perzgjedhura per kete sondim:
1. Enerieta Sina. Emri i saj vjen nga letrat por edhe nga publicistika. Ndonse nuse ne Skrapar deri ne fillim te viteve 90' Sina ishte nje krijuese e pashtershme e krijimeve letrare. Ajo per shume vite qendroi si edituese e gazetes "Oroskopi" qe prej 1991 e deri ne fillim vitet 2000 ishte nje prej gazetave teper te ndjekura te kohes se lire ne Shqiperi.
2. Hajri Xhameni. Emri i tij eshte thuajse i pandashem nga hitoriku i vete godines më me shume jete qe kishte Corovoda. Ish-Shtepia e Pioniereve nuk mund te kuptohej pa te. Hajri Xhameni per shume vite ka dhene nje kontribut ne aktivitetet kulturore te femijeve te Skraparit deri ne fundvitet 90' vecanerisht ne festivalet e kenges per femije, etj
3. Enver Naska. Ish-Deputet i Skraparit ne legjislaturen e viteve 90' dhe nje emer mjaft i njohur ne rolin aktiv  per Veteranet e Skraparit. Ai aktualisht eshte Kryetari i Komitetit te Veteraneve te Skraparit. Per vite ka qene nje prej drejtuesve me te larte te Skraparit, Naska eshte protagonist edhe ne kumtesat apo shkrimet mediatike te zones me karakter historik.
4. Ani Cuedari. Kengetarja e re Ani Cuedari eshte nje nder perfaqesueset me te mira te Skraparit vecanerisht te emocioneve te ekraneve sa here qe ajo shfaqet me nje produksion te ri. Ka marre pjese ne disa evente te rendesishme te muzikes shqip ku vecojme pjesemarrjen ne 2007 ne Kengen Magjike apo edhe pjesemarrese ne Festivalin e Kenges ne RTSH ne 2012.
5. Viktor Bakillari. Nga nje mesazher i mire mes shqipes dhe frengjishtes ne artin e fjales. Bakillari eshte nje prej kontribuesve ne krijimtarine shqipetarre. Si skraparas vecojme nje prej librave te sjelle suskesshem ne bibliteken vendase, si "Visare te Skraparit". Bakillari eshte njeherazi bashkeautor ne krijime te ndryshme.
6. Esat Pasha. Nje prej mjekeve me kontribut disavjecar ne Skrapar emri i dr.Esat Pashes edhe aktualisht nuk mund te ndahet nga Spitali Skrapar. I njohur shkurtimisht si "Doktor Esati" tashme emri i tij eshte bere nje pike referimi jo vetem ne Corovoden e vogel por ne gjithe Skraparin.
7. Ylli Qafoku. Nje perfaqesues i denje i artit vendas dhe per shume vite emisari i muzikes qe dilte nga Skrapari. Kompozitori Ylli Qafoku per shume vite ne Corovode edhe drejtues artistik i aktiviteteve qe gumezhonin fundjavave sallen e Pallatit te Kultures apo eventeve te tjera ne Skrapar. Nje themel i forte ne muziken vendase.
8. Mete Brace. Nje prej deshmive te gjalla te historise madje nder te paktet qe ka luftuar ne Luften Nacional Clirimtare per Skraparin. Ndonse me vite ne supe Mete Brace eshte nje prej sygjerimeve qe Corovoda On Line sjell per kete sondazh. Ish Partizan ndersa tani edhe perse i moshuar aktiv ne pjesemarrje ne cdo aktivitet mes Veteranesh te Skraparit Brace eshte padyshim nje prej emrave te njohur te zones se Skraparit.

Sondazhi 2014 i Corovoda On Line do te qendroj i hapur deri ne 20 dhjetor 2014.
©Corovoda On Line