Ne nje interviste te bere ne nje te perditshme shqiptare kompozitori Klodian Qafoku rrefen me kulmoret e deritanishme te jetes se tij artistike dhe jo vetem. Shkrimi i postuar fillimisht ne "Telegraf" nga gazetari A.Zholi vjen i plote edhe ne Corovoda On Line:
Nuk është bërë rastësisht muzikant, historia e tij lind pikërisht përpara se të dilte në jetë. I ati, Ylli Qafoku, ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve më 1978-n në degën e dirigjimit, ku pas diplomimit u emërua si titullar kryesor për drejtimin kulturor e muzikor në shtëpinë e kulturës në qytetin e Çorovodës dhe në rrethin e Skraparit. Pra, duke qenë pranë tij, kudo që ai zhvillonte koncerte, kudo që ai luante muzikë, kudo që ai e mësonte të luante në fizarmonikë apo piano, u ushqye me muzikën, sa vështirë të dilte jashtë saj. Jo vetëm ai (si djalë i tij), por dhe shumë instrumentistë e muzikantë të tjerë kanë qenë zbulesa të babait të tij Ylli Qafoku, ku sot performojnë nëpër orkestra simfonike prestigjioze.
Nuk është bërë rastësisht muzikant, historia e tij lind pikërisht përpara se të dilte në jetë. I ati, Ylli Qafoku, ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve më 1978-n në degën e dirigjimit, ku pas diplomimit u emërua si titullar kryesor për drejtimin kulturor e muzikor në shtëpinë e kulturës në qytetin e Çorovodës dhe në rrethin e Skraparit. Pra, duke qenë pranë tij, kudo që ai zhvillonte koncerte, kudo që ai luante muzikë, kudo që ai e mësonte të luante në fizarmonikë apo piano, u ushqye me muzikën, sa vështirë të dilte jashtë saj. Jo vetëm ai (si djalë i tij), por dhe shumë instrumentistë e muzikantë të tjerë kanë qenë zbulesa të babait të tij Ylli Qafoku, ku sot performojnë nëpër orkestra simfonike prestigjioze.
Babai juaj, Ylli ka qenë frymëzuesi juaj në rrugën e bukur të muzikës?
Ai është jo vetëm frymëzuesi im, por dhe shumë instrumentistë e muzikantë të tjerë kanë qenë zbulesa të babait tim jo vetëm në qytetin e Çorovodës por në gjithë rrethin e Skraparit Dhe meqenëse m’u dha rasti në këtë intervistë, dua ta falënderoj tim atë, jo vetëm në emrin tim, por dhe të gjithë atyre që e kanë njohur vërtetë, për kontributin e dhënë me përkushtimin dhe profesionalizëm për kulturën e këtij rrethi, ndonëse në evente të ndryshme në Çorovodë, emri i tij është lenë në harresë nga drejtuesit e pushtetit lokal ku nga padituria ngatërrojnë vlerën me anti-vlerën!
- Sigurisht ju ndoqët rrugën e babait edhe në shkollimin tuaj?
Sigurisht! Jam diplomuar në Akademinë e Arteve në degën e Kompozicionit në vitin 2003 me Akademik Prof, Vasil. S. Tole. Gjatë viteve të studimit, kam marrë pjesë në shumë konkurse që zhvilloheshin atë kohë për kompozitoret e rinj, ku jam vlerësuar dhe me çmime. Jeta dhe studimet universitare ishin një kthesë shumë e madhe në drejtimin tim profesional. Më pas, përfundova dhe studimet pas-universitare për muzikologji dhe sot jam në përfundim të shkollës doktorale në etnomuzikologji.
-Cili është kompozimi juaj i parë dhe me cilin këngëtar bashkëpunove në atë krijim?
Në fakt, kompozimin e parë e kam krijuar në moshën 10 vjeç, pikërisht një këngë për fëmijë në Festivalin e Fëmijëve në Çorovodë dhe këngën e këndoi një vajzë që për momentin nuk e mbaj emrin e saj. Shumë vite më vonë… në rrugën e gjatë e të bukur të krijimtarisë, krijova për herë të parë për festivalin e këngës në Radio Televizion në vitin 2005, me këngëtarin Luiz Ejlli, ku dhe u vlerësova me çmimin e parë. Kënga përfaqësoi dhe Shqipërinë në Eurovizion, që u mbajt në Athinë dhe për mua, pavarësisht shumë problemeve që më dolën gjatë realizimit të këngës, qe një eksperiencë që do ngelet gjatë në memorien time.
-Sa kompozime ruani në arkivin tuaj të krijimtarisë?
Ka shumë, mund të jenë rreth 100 kompozime, të zhanreve të ndryshme muzikore.
-Cili është momenti më i bukur i krijimtarisë suaj?
Padyshim është gjetja e temës dhe zhvillimi i saj, si dhe bashkëpunimi me autorët e tekstit dhe këngëtaret, është një fazë e bukur në produksionin e një kënge
-Po momenti më i vështirë?
Në fakt, jam natyrë këmbëngulëse në krijim, të cilën duhet ta çoj deri në fund. Momentet delikate dua t’i shumëzoj me punë dhe studim, për ta kaluar vështirësinë.
- Cilët janë këngëtarët tuaj me të cilët keni bashkëpunuar?
Janë shumë, vërtetë shumë, ndoshta s’do i nxë as intervista…
-Sukseset më të mëdha me cilët këngëtarë i keni pasur?
Siç thashë dhe më sipër, triumfin e Eurosong-ut e ngrita me këngëtarin Luiz Ejlli. Kam pasir bashkëpunime mjaft të suksesshme me grupin Vvest Side Family, Jonida Maliqin, me këngëtarin e ri Klodjan Kaçani, ku Festivalin e Këngës së fundvitit u vlerësuam me Çmim të Dytë, gjithashtu, në krijimtarinë e muzikës popullore kam pasur mjaft bashkëpunime interesante dhe të suksesshme njëkohësisht me këngëtaret si: Poni, Ylli Baka, Petrit Lulo, Nertila Vreto, e mjaft të tjerë.
– A kanë të veçantat e tyre kompozitorët?
Të gjithë kompozitorët, normalisht janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, sepse gjithsecili ka individualizmin e vetë, por të veçantat e një kompozitori s’mund të thuhen me 2 rreshta, sepse do të duhet një bibliotekë e tërë për të shfaqur vërtetë cilësitë e një kompozitori.
- Cilët janë kompozitorët shqiptarë për të cilët ruani respekt dhe i keni si shembull në krijimtari?
Në elitën e kompozitorëve shqiptarë, të cilët kanë lenë gjurmë në fondin e artë të muzikës shqiptare dua të përmend kompozitorët Çesk Zadeja dhe Kujtim Laro, ndërsa në muzikën e lehtë shqiptare ruaj respekt të veçantë për miqtë e mi Shpëtim Saraçin dhe Endri Sinën.
-Keni një model si referencë apo keni modelin tuaj të të kompozuarit?
Jo, përgjithësisht në krijimtari referencat janë të dëmshme për disa arsye, ajo çfarë duhet një kompozitor të ruaj në krijimtari është stili muzikor. Nëse stili përkon me kohën, melodi dhe me një orkestracion të mirë-detajuar, atëherë mund të arrijmë në një model që pse jo… mund të jetë referencë për të tjerët.
-Sot ka shumë huazime të muzikës së huaj, cili është mendimi juaj për këto huazime?
Dakord, përpara se të përgjigjem, më lejo të bëj një pyetje, kush është muzika e huaj? A ka identitet? Unë them që jo! Sot muzika e huaj nuk ka dallim nga muzika e vendit, E djeshmja nuk funksionon më. Sot janë përzier stile të ndryshme muzikore në gjithë botën, sa vështirë të përcaktosh se ajo muzikë i përket një vendi apo shteti të caktuar. Këngët sot dallohen vetëm nëpërmjet stilit që këndojnë këngëtarët, që sa i dëgjon, edhe pa i parë vizualisht përcakton si p.sh… Beyonce, Rihanna, Michael Bubble, Josh Groban… etj..
- Kohët e fundit ju keni një bashkëpunim me këngëtarin Arjan Korkaj, cili është mendimi juaj për këtë bashkëpunim? Kush ishte e veçanta e kësaj kënge?
Me Arjan Korkaj, së fundmi kam bashkëpunuar me këngën “Floriri i vogël”, pjesë e albumit të tij të fundit po me të njëjtin emër. Teksti është realizuar nga këngëtarja Poni dhe të them të drejtën, tek Arjani kam parë një shpirt vërtetë të sinqertë që kur mendon, flet apo këndon, i thotë me gjithë shpirt.
Mund të na bëni një përkufizim për dashurinë?
Dashuria, është si një bimë e bukur që rritet nga viti në vit në zemër dhe i zgjeron degët e gjethet duke i dyfishuar në çdo stinë frytet dhe aromat e saj.
Ku është më afër Klodiani tek muzika popullore apo muzika e lehtë?
Klodianin kam qejf ta shoh gjithkund, kur bëhet fjalë për muzikë…
-Je penduar që keni zgjedhur këtë profesion?
Aspak, përkundrazi jam krenar dhe i plotësuar në profesion.
-A ndihet i vlerësuar sot kompozitori shqiptar?
Kjo është një pyetje më përgjithësuese. Unë them që jo. E drejta e autorit në Shqipëri u mohohet të gjithë krijuesve, nuk do të ketë kurrë vlerësimin që meriton kompozitori.
-A është ende maskiliste shoqëria shqiptare?
Them se është. Duhet ndryshuar një mentalitet dhe një formim më i madh kulturor që brezat e ardhshëm të jenë në gjendje të barazojnë gjinitë e tyre.
-Çfarë vlerësoni tek njerëzit?
Fisnikërinë, shpirtin human dhe mirësinë.
©Corovoda On Line / burimi Telegraf/ A.Zholi
©Corovoda On Line / burimi Telegraf/ A.Zholi