Koordinata X: Vitet 70' në Skrapar. Thyen Tabutë! Gratë e para traktoriste -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X: Vitet 70' në Skrapar. Thyen Tabutë! Gratë e para traktoriste

Fatjon Kaloci
5.3.14
Të ishe në qytet por të punoje në fshat... dhe më së shumti të ishe grua... Jemi në një kohë tjetër por Corovoda Online shkon me rubrikën Koordinata X në mes vitet 70'. Për të parën herë në historikun e Skraparit, gruaja e parë që do të mbante timonin e një traktori të së dikurshmes "S.M.T"  ishte Xhezmije Dyrmishi. Shumë shpejt, në fokus të vëmendjes patriarkale me të cilën bashkëjetonte prej qindra vitesh Skrapari do t'i linte vend edhe figurën e gruas së fortë, të shkathët të timonit të një aspirimi për barazi gjinore që sapo lindte në Skraparin e thellë. Fill pas saj, në një tjetër nismë një tjeter grua - "shofere" apo traktoriste le ta themi më mirë, do t'i shtohej Skraparit. Ajo do të ishte Xhevahire Nano do të ishte në drejtim te traktorit edhe ajo por jo e vetme. Pasi pak kohë më pas do ti bashkohej bashkëshortit të saj edhe ky punonte traktorist. Më vonë në Skrapar kjo "dukuri" po e quajmë për kohën e atëhershme dukuri u pasua edhe nga Fatmira Gode etj. Detaje pakëz të veçanta por që synojmë të sjellim edhe copëza të një jete tepër të  pasur të së djeshmes skraparase. Misioni i Corovoda Online për njohjen e Skraparit shumëdimesional vijon.
©Corovoda Online / Pamje marrë ne Web