Bashkia Corovode do te krijoj nje portal per personalitetet me titullin "Qytetare Nderi" -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Bashkia Corovode do te krijoj nje portal per personalitetet me titullin "Qytetare Nderi"

Fatjon Kaloci
23.6.14
Një faqe në internet do t'u kushtohet të gjithë atyre figurave dhe personaliteteve qe kane dhënë kontribut për Çorovodën. Kjo do të jetë nisma me e re e Bashkisë Çorovodë që do të synoj njohjen me jetën, edukimin, veprimtarinë e secilit prej afro 32 personaliteteve që mbajnë titulin "Qytetar Nderi" ndër vite. Informacionin për këtë risi e dha Kryetari i Bashkisë Çorovodë Nesim Spahiu në mesditën e së dielës ndërsa në sallën e Kinemasë "Tefik Lapani" u mbajt një takim ku u vlerësuan me titullin Qytetar Nderi pas vdekjes 4 personalitete me kontribut në jetën e Skraparit ndër vite si dhe një personaliteti të pestë për kontributin që jep edhe aktualisht në fushën e arsimit privat.
©Corovoda Online