Corovode: Vogelushet risollen emocionet e dikurshme ne Kinema. Aktivitetet vijojne kete jave me Miss dhe Mister Lulja 2014 -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Corovode: Vogelushet risollen emocionet e dikurshme ne Kinema. Aktivitetet vijojne kete jave me Miss dhe Mister Lulja 2014

Fatjon Kaloci
2.6.14
Dita Nderkombetare e Femijeve risolli me heret nje aktivitet ne Corovode. Aktiviteti i mbajtur nga femijet e Kopshteve te Corovodes nga Drejtoria e Kopshteve nen ideimin e Enerida Hoxha risolli pas shume vitesh edhe per te medhenjte emocione teper te rralla te ngjashme me ato te nje jete social-kulturore teper aktive qe ishte dikur. Keshtu te enjten per me shume se 2 ore u mbajt ne Corovode aktiviteti "Festojme 1 Qershorin". Me protagoniste vogelushet, qindra duartrokitje nga prinder, mesues, nxenes te ftuar qe ishin te pranishem ne aktivitet. Nder te tjera ne takim ishin te ftuar edhe drejtuesit me te larte te jetes aktive ne institucionet vendore. Corovoda Online solli me heret nje video nga ky aktivitet. Por ky aktivitet nuk do te jete i vetmi. Ne daten 5 qershor 2014 pritet qe Qendra Kulturore e Femijeve nen drejtimin e G.Omeri te risjell pas 2 vitesh aktivitetin Miss dhe Mister Lulja nje aktivitet qe mbahet kryesisht me femije te klasave te dyta per te dyja shkollat 9vjecare qe jane ne Corovode.

©Corovoda Online