Eksluzive: Çorovodë. Drejtuesi i vë flakën mjetit në qëndër të qytetit. Ja fotografitë e momentit -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Eksluzive: Çorovodë. Drejtuesi i vë flakën mjetit në qëndër të qytetit. Ja fotografitë e momentit

Fatjon Kaloci
30.6.14
Një mjet u përfshi nga flakët në paraditen e së hënës 30 Qershor 2014 në Çorovodë. Ngjarja ndodhi në sheshin "Riza Cerova" në qëndër të Çorovodës ndërsa një prej reportuesve të shumtë të Çorovoda Online sjell këto foto nga ky moment. Sipas reportit të sjellë drejt nesh, fillimisht situata dukej e paqartë ndërsa brenda pak sekondash dhjetra sy kureshtarë mbuluan qëndrën. Sipas së njëjtit burim, drejtuesi i një mjeti i vuri flakën makinës së tij tip Mercedes Benz i indinjuar nga një ngjarje që i kishte ndodhur në një sipërmarrje disa metra pranë vendit ku do të vetëdigjte mjetin. Çorovoda Online vjen në vijim me disa plane (foto) të bëra në momentin në fjalë. (të tjera foto nga ky lajm në facebook.com/corovodaonline)

©Corovoda Online