Mbi 4 000 turistë deri tani kanë vizituar Çorovodën. Ja promovuesit kryesorë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mbi 4 000 turistë deri tani kanë vizituar Çorovodën. Ja promovuesit kryesorë

Fatjon Kaloci
29.6.14
Ndërsa qershori 2014 po mbaron, deri më tani mendohet se numri i turistëve të ndryshëm vendas dhe të huaj që kanë vizituar Çorovodën i kalon 4 000. Dhe të mendosh se ende sezoni veror vazhdon. Objektivi kryesor i përse-së së zgjedhjes së Skraparit janë padyshim Kanionet e lumit Osum të cilat renditen të parat në listën e turizmit lokal. Një arsye tjetër e zgjedhjes së Skraparit janë pa dyshim edhe sfidat Rally duke shfrytëzuar terrenin malor dhe rrugët buzë lumenjve. Më pas vjen vjen trekking, që po josh gjithnjë e më shumë turistë. Albania Rafting Group si dhe Outdoor Albania janë nxitësit më të parë të turistëve të këtij viti. Sipas Albania Rafting ky vit ka njohur edhe një shtim të numrit të turistëve kosovarë që për këtë organizëm 30% të vizitorëve që kanë bërë rafting deri tani janë nga Kosova. Një promovim i është bërë sidomos Kanioneve këtë vit edhe nga personalitete të larta me ndikim në shoqëri. Por këtu nuk duhet harruar çdo skraparas që prej vitesh përmes videosh, fotografish etj bëjnë promocion të vazhdueshëm në internet. Në morinë e termave të kërkimit në rotorët më të mëdhenj në internet janë fotografite e Kanioneve, të qytetit të Çorovodës, të Kulmakut, të Urës së Kasabashit si termat më të kërkuar më së paku edhe në blogun tonë që shumë shpejt pret të arrij klikimin e 1 000 000 -të. S'na mbetet gjë tjetër veç të përsërisim sloganin e Çorovoda Online dhe Vendlindja ime Skrapari. ...këtë verë... Zgjidh Çorovodën!
©Corovoda Online
       
         
close