Ky shkrim eshte nga Enver Caka: Corovoda Online e poston me kortezi nga blogu i gazetes Telegraf:
Zakonisht kur kuadrot ngjiten në majën e karrierës harrojnë, që prapa tyre kanë të tjerë, që i shtyjnë dhe i rrëzojnë. Personazhi ynë, që quhet Teki Bregu, nuk ka pasur synime të tilla edhe pse e meritonte. Ai u ngjit në majën e shkollës, jo për të fluturuar, po për të shikuar poshtë. Ai nuk e harronte se nga e kishte nisur jetën. Dihet nga të gjithë, që profesioni i parë i të gjithë djemve skraparas ishte ai i bariut. Tani ai është në pension, po nuk e harron kurrë atë natë kur flinte me dhitë në pyll. Nga që lodhej gjithë ditën, e zinte gjumi dhe nuk i ndjente dhitë kur largoheshin nga vatha. Për të mos ndodhur kjo Tekiu kishte lidhur në krahun e tij një litar, që mbante një nga dhitë me zile. Po të ikte ajo ai do të zgjohej e të shkonte pas dhive në kullotë. Mirëpo një natë ajo nuk iku me shoqet dhe kur u ngrit Tekiu në mëngjes dhitë kishin ngrënë rrushtë e Çepanit. Heshturazi e mbaroi shkollën 7-vjeçare në Çepan, heshturazi donte të vazhdonte, por nevojat ekonomike të familjes e shtynë dhe një vit. Ishin vite kur në Skrapar ishin a s’ishin pesë mësues skraparas. Rrethi kishte nevojë për mësues, por kjo shkonte deri tek shkolla e mesme pedagogjike. Më lart nuk vinte asnjë e drejtë studimi. Argumenti ishte absurd: “Shkollat e mesme të Skraparit kishin pak nxënës!”. Heshturazi e brinjazi gjeti një shteg për të vazhduar shkollën e mesme pedagogjike në Berat. Kishte etje për mësim. Kishte dalë shkëlqyeshëm nga shkolla 7-vjeçare, shkëlqeu dhe në pedagogjike. Të katër vitet e shkollës kreu disa detyra shoqërore. Ai drejtoi organizatën e rinisë dhe këshillin e konviktit. Tekiu kishte një zë të bukur melodioz dhe në një festival që u organizua në sheshin e qytetit në shkallë rrethi për 29 nëntorin, sa nisi të këndonte këngën “39 mos ardhsh kurrë”, në mes të brohoritjeve, u mbush podiumi me zaje lumi. Këngën e bukur e ndërpreu për një çast. Përse e qëllonin me zaje guri atë djalë të vogël, nuk kishte lule, apo ishte një përshëndetje shokësh? Në vitin e tretë të shkollës atij i vete një fletëthirrje për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ç’ishte kjo rrufe në qiell të kaltër? Po ai rregull, që i ndërpriste shkollën një djali që shkëlqente në mësime? U desh ndërhyrja e një miku të tij, që të shpëtonte nga ai siklet. Ai djalë i vogël nga fshati i vogël Rog, do të mësonte ata vocërrakë që la në Çepan. Afër shtëpisë, por larg dëshirës sepse ai donte të plotësohej me arsim të lartë. Tekiu shikonte lart, paria e rrethit shikonte poshtë për të plotësuar shkollat me mësues vendës. Por Tekiu u çudit kur sa kishte bërë 18 ditë mësim, e lajmërojnë të paraqitej në seksionin e arsimit. Çfarë kishte bërë ai djalovinë në ato pak ditë? Në seksionin e arsimit do të largohej një mësues, që ishte mbajtur nga skamja, se kishte një kleçkë në biografi. Në vend të tij do të vinte ai picirruk me rezultate të larta në mësime, por pa pikën e përvojës pedagogjike e shkencore. Barrë e rëndë, por dhe mundësi për të rrëshqitur me çdo mënyrë drejt shkollës së lartë. Drejtuesit e rrethit krenoheshin që nxorën një mësues vendës, Tekiu kishte tertipe të tjera. Punën nuk e neglizhoi, punoi sikur do të dilte në pension në atë detyrë. Atëherë ishte vënë një rregull, që punonjësit e administratës do të qëndronin në fshat dy të tretat e ditëve të punës. Tekiu, si i ri që ishte, kishte leverdi ekonomike, por edhe vullnet për të punuar. Shkollat në fshat ishin dhe ai ishte në detyrë funksionale. Por kjo ishte absurde për punonjësit e tjerë, që shkonin në fshat dhe nuk merreshin me asnjë punë. Ishin vitet 60,kur fshatrat s’ishin lidhur me rrugë automobilistike. Ai djalosh trupvogël do të ecte vetëm nëpër shi e ngrica fshatrave të vështirë të Skraparit. Në shpirt e mundonte një ankth. A kishte aftësi ai të kontrollonte punën e atyre mësuesve të vjetër? Ai nuk ishte vënë vetë në provë, jo të provonte të tjerët. Sërish heshturazi nuk la fshat e shkollë pa shkuar. Më shumë se kontrolloi të tjerët mësoi vetë nga përvoja e tyre. Punën nuk e linte, por mendjen e kishte malakta. Kishte një etje të çuditshme për t’u arsimuar. Po kërkonte një çelës që hapte atë shteg, që e pengonte për të ecur më lart. Por ai çelës kishte qenë tepër i vështirë për t’u gjetur. Portat për djemtë e vajzat e Skraparit ishin salduar. Po të ishin me kyçe ai do t’i shpërthente. Nga informacionet që sillte në seksionin e arsimit,spikaste një kulturë e lartë pedagogjike. U vinte keq që ai djalë vullnetmadh dhe me perspektivë të rropatej fshatrave e të mbetej me atë arsim. Por orientimi ishte që të largoheshin nga arsimi ata mësues me cene, që ishin marrë nga halli. Një ditë në Skrapar kishte ardhur Nexhmije Hoxha, që atëherë merrej me arsimin. Ajo do të bënte një takim me punonjësit e seksionit të arsimit. Në fund të zyrës qëndronte Tekiu i vogël. Trupvogli inspektor u ngrit e foli si një i madh. Nexhmijes i bëri përshtypje fjala e tij dhe për një çast u mor me të. Biseda u vërtit rreth vazhdimit të universitetit. Tekiu i tregoi kriteret që ishin vënë për Skraparin, por ajo këmbënguli, që të shkonte të takohej me Kahreman Yllin, që ishte Rektor i Universitetit. Kahremani ishte burrë që nuk përsëritej, por kundra ligjeve nuk mund të bënte dhe e dërgoi në ministrinë e arsimit, por dhe ata s’mund të shkelnin kriteret që kishin vënë vetë. Atëherë mori në telefon Nezhmijen e iu prezantua si inspektori i vogël i Skraparit. Hasan Duma, zëvendësministër, ia shënon emrin dhe pas i vë një pikëpyetje dhe i tha të vinte ditën tjetër. Letrën ja kishte dhënë sekretares për ta zbatuar. Ajo pikëpyetje kishte një kleçkë, që tregonte verifikim. Mirëpo ishte shënuar më një bojë që hapej në letër dhe nuk kishte mbetur më e tillë. Sekretarja e thirri dhe i tregoi se kërkesa ishte marrë parasysh. Për degën pati problem, por Tekiu nguli këmbë për biologji dhe kjo nuk iu kundërshtua. Tekiu u rregullua në Universitet, por në ministri la një sherr mes Hasan Dumës dhe sekretares. I gjithë ky sherr erdhi nga humbja e asaj pikëpyetje pas emrit të tij. Një ditë, tek ecte përpara korpusit të Universitetit ndodhet përballë Hasan Dumës, i cili e ndaloi e i tha: “Ah ti, ti, ç’na ke bërë!” Në fakultetin e shkencave të natyrës Tekiu nuk ishte thjesht një student. Ishte në moshën me aktive dhe u angazhua me detyra shoqërore. Atë e zgjodhën midis 2000 studentëve sekretar të rinisë. Si tip studiues ai jepte shembullin e tij me përparimin në mësime. Nota e tij ishte maksimale në mësime, në sjellje, në marrëdhënie me shokët dhe pedagogët. Katër vjet në fakultet sikur fluturuan. Teki Bregu u vlerësua nxënësi më i mirë dhe si shpërblim e propozuan ta mbanin pedagog në fakultet. Por ai nuk e dinte që pas tij qëndronin pikëpyetje të tjera nga ata që i rrinin si hije prapa. Ajo nuk ishte si ajo pikëpyetja që e shuante letra thithëse, por e shënuar me germa të mëdha atje ku i mbyllte dyert e karrierës atij djali të shkëlqyer. Tekiu na paskësh patur një farë Qmili në fis, që ishte arratisur që në vitin 1947. Kjo nuk u mor vesh, kishte fjetur Qamili deri atëherë apo ata që e ndiqnin pas? Shteti harxhoi tërë ato shpenzime për arsimimin e tij, po nuk e vranë mendjen përse duhet t’i nxirrnin Qamilin, kur Tekiu ishte tërë vullnet për t’ia shpërblyer shtetit atë investim që bëri. Ai kishte projektuar një palë shkallë, që do të ngjitej atje ku duhej, por hija e Qmilit ja shkatërronte ato edhe pse ai i përsëriste. Teki Bregu ishte një nga kuadrot dhe njerëzit e rrallë dhe të paaftëve u hyri frika mos kumbisnin karrigen dhe sa herë që propozohej për më lart i nxirrnin Qamilin, të cilin, as e njihte, as kishin marrëdhënie me familjen e tij, as tani që nuk përbën problem nuk e dinë se ku është. Tekiu me atë bagazh të lartë aftësish, do të vërtitej në detyra mesatare. Pesë vjet u zgjodh në krye të rinisë së rrethit. Ai tip i qetë e komunikues me çdo moshë, e kishte gjetur atë çelës që hapte të gjitha moshat. Rinia kishte natyrë impulsive, që kalitej nëpër aksionet e mëdha kombëtare, por Tekiu ishte një rregullator, që rinia, as të mos ngutej, as të mos dremiste. Ishte marifeti i tij, që e bëri rininë aq të gatshme, sa të dallohej në të gjithë vendin. Nga ajo punë me rininë ai mori dhe dha shumë. Teki Bregut do t’i shkonin vargjet e një rapsodi lab: “Burrat që rrallë përsëriten,/Duhet të jetojnë gjatë.” Edhe pse atij i takonte të ngjitej, nuk shikoi kurrë lart. Uli kokën mbi ato detyra që i afroheshin dhe u tregoi të gjithëve se si bëhej puna. Pasi kaloi moshën e rinisë e emërojnë shef i seksionit të arsimit në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Skrapar. Punës i vajti i zoti. Në arsim kishte disiplinë të rreptë dhe shkollës i thoshin shkollë. Nga ato klasa dolën kuadrot më të mirë,që plotësuan nevojat e rrethit dhe më tutje. Të gjithë nxënësit që shkonin në universitet,kishin notën e vërtetë dhe asnjë nuk mbeti pa mbaruar fakultetin. Kur pritej që Tekiu të ngjitej në detyrë, e zbresin dhe e emërojnë drejtor të shkollës së mesme në Çorovodë, sepse përballë tij i vinin Qamilin emërharruar. Ai duhej të vërtitej rreth këtyre detyrave, që të flinin rehat mbi karrige mediokrit. Atë njeri të përgatitur e lanë 14 vjet drejtor gjimnazi. Nëse pyet ndokënd në Skrapar për Teki Bregun, ulin kokat me keqardhje. Madje kur deshëm të këmbenim nja dy fjalë me Tekinë, ai na tha shkurt: “Aty i ke njerëzit që kanë punuar me mua, nëse ndokush flet keq, mos guxo të shkruash”. Teki Bregu ka fituar atë që quhet nderi i qytetit. Ndonëse strukturat përkatëse nuk kanë arritur ta formalizojnë, këtë e ka bërë populli i Skraparit. Për vlerësimin e të tillë njerëzve ka një vakum në ligj. Për një kuadër, që e vlerëson gjithë rrethi, nuk ka një ligj që t’i shpallë qytetarë të rrethit, siç e ka shpallur populli Teki Bregun. Kjo është cunguar brenda qytetit ose komunës. Populli ka ligjet e veta të pashpallura, që i zbaton kur të tjerët, që e kanë për detyrë, nuk begenisin t’i bëjnë. Ai tani ka dalë në pension dhe banon në Tiranë, po në Skrapar vazhdojnë të thonë: “Ta gëzosh dekoratën e popullit, o Teki Bregu!"