Bukuritë natyrore të Skraparit nuk kanë fund, sikundërse edhe vizitorët më të njohur në Shqipëri që vizitojnë vendin tonë po ashtu janë të panumërt. Më herët, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Bogovë të Skraparit z.Fadil Kapllani vizituan Teqenë e Abas Ali, në Kulmak të Skraparit. Kjo ndodhi këtë të shtunë 28 qershor 2014 ndërsa për të disatën herë Presidenti që është i apasionuar pas bukurive të Parkut Kombëtar Natyror të Bogovës, ka ardhur edhe shumë herë të tjera kryesisht në fundjavat sportive kjo edhe për periudhën përpara se të ishte president. Corovoda Online publikon disa foto nga ky moment i kësaj vizite informale në Teqenë e Kulmakut. Jozyrtarisht besohet se edhe nesër e diele 29 qershor 2014 Presidenti Nishani do te jetë gjatë paradites në Bogovë ndërsa i njëjti burim citon se mundet qe Nishani të qëndroj këtë natë mes së shtunës dhe së dielës 28 - 29 qershor 2014 në Bogovë.
©Corovoda Online
©Corovoda Online