Fatmirësisht pa viktima, por vëmendje tërhoqi gjatë orëve të mesditës së kësaj të hënë 30 qershor 2014 një moment i veçantë i pazakontë për ndodhitë e qytetit të vogël. Në qëndër të Çorovodës, në sheshin "Riza Cerova" një i ri i vuri flakën mjetit të tij tip Mercedes Menz. Besohet se i riu dëshironte të tërhiqte vëmendje edhe më të madhe të autoriteteve pas një bastisje që i ishte bërë një sipërmarrje të tij. Nën kushtet edhe të një ngarkese të madhe emocionale i riu në mënyrë demostrative i vuri flakën mjetit. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar ndërsa zjarri u arrit të shuhej nga një mjet zjarrëfikës. Disa nga këto plane në High Definition vijnë Eksluzivisht për Corovoda Online nga E* ndërsa ju mund ti ndiqni disa prej minutave në material bruto pa koment, ndërsa njërin prej filmimeve jemi të detyruar ta mbulojmë me audio.
VIDEO Nr.1
VIDEO Nr.2
VIDEO Nr.3
©Corovoda Online
VIDEO Nr.1
VIDEO Nr.2
VIDEO Nr.3
©Corovoda Online