Prej mese 35 ditesh Spahiu, Zeka, Omeri, Kapllani dhe te tjere emra te Qendres Kulturore per Femije "Meleq Staravecka" ne Corovode kishte nisur gjithcka. Pas 2 vitesh Corovoda do te kishte keshtu kete te enjte 12 qershor 2014 eventin kulturor per femije "Miss Lulja 2014". Edhe perse ne temperatura teper te larta ne mjediset e brendshme te salles ku u mbajt aktiviteti askush nuk largohej nga salla e mbushur plot ku protagonistet e vertet ishin dy pale; Jo vetem femijet qe garonin por edhe prinderit e tyre, te gatshem per cdo reagim feminor qe mund te vinte. Por gjithcka shkoi shkoi shume mire. Nen perkujdesjen e Drejtores se QKF Geshtenja Omeri me mbeshtetjen financiare edhe te Spitali Skrapar, Zyra Arsimore Skrapar dhe Agjensise Lokale te Sigurimeve Shoqerore Skrapar per me shume se 90 minuta kryeqendra e vemendjes do te ishin 2 kurora dhe juria. Sikunderse cdo vit ku eshte pak e veshtire te pranosh fituesin kur ai nuk je ti apo te pranosh humbesin kur ai nuk je ti e vecanta qe dhuroi ky aktivitet ishte me e madhe se kaq; Rigjallerim te jetes socio-edukative ndersa zilet e shkollave priten te tingellojne te fundit here deri sa pushimet verore te nisin.
Simbolika:
Tradicionalisht eventi quhet Miss Lulja dhe cdo femije pjesemarres morri simbolin e kesaj feste vjecare tashme Nga nje lule dhe me te ne dore me sy dhe vesh (dhe perlotje ) tek cmimet.
Show:
Moderatoret e vegjel nuk do ti mungojne Corovodes se te ardhshmes. Kete e deshmuan me se mire 4 prej tyre qe drejtuan spektaklin me mjaft dinamike e shkathesi. Me interes u priten edhe debutimet e me te vegjelve te kopshteve qe pershendeten me Pinguin Dance, Vallen e Luleve apo edhe Duetin e embel qe kendonte Shpirt flori...
Kritika:
Vape, vape dhe serisht vape...por duhej pak sakrifice per buzeqeshjet me engjellore. Tekstet e disa kengeve ne gjuhe te huaj nuk i referohen moshave te lejueshme shkollore ndonse kengetaret ishin shume shpresedhenes per te ardhmen.
Cmimet:
Sipas organizatoreve ishte gjetur nje nder opsionet me te mirepranueshme dhe kjo me shume te drejte. Dhurata per afro 11 vogelushit me te vleresuar. Cmimi Mister Lulja u akordua nga Drejtori i Zyres Arsimore Skrapar ndersa ai i Miss Lulja nga Drejtori i Spitalit Skrapar.
Pas Fest:
Lot, Zemerim, Gezim ndjenja te gershetuara u pane menjehere sapo spektakli perfundoi. Ky ritual qe mesa duket ndodh cdo vit edhe kete here nuk mungoi. Ne pak minuta kryefjala e pasdites se vone ishte Miss dhe Mister Lulja 2014.
COrovoda Online me shpresen se do te kete shume aktivitete te tjera do te vazhdoj te mbeshtese promovimin e cdo eventi per femijet e nje qyteti me Miss-e dhe Mister-a pa fund.
Ne foto Corovoda Online paraqet Miss dhe Mister Lulja 2014 ndersa disa sekuenca japin pak nga eventi video:
©Corovoda Online