Agjensia e Sigurimeve Shoqërore Skrapar për të shtatin muaj rresht vijon të mbetet Agjensia e Parë në Qarkun Berat në realizimin e Objektivave dhe në të ardhurat e realizuara për këto muaj të 2014. Raporti i mbajtur të enjten 7 gusht 2014 në Berat ku te deleguar ishin edhe përfaqësues nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore e renditi Agjensinë në krye të gjithë qarkut për të vetëpunësuarit në bujqësi ku edhe të dy inspektorët e bujkut që mbulojnë të teta komunat e Skraparit u dalluan për rezultatet më të mira në qark. Ky është i shtati muaj rresht që tregon realizimin e objektivave për Agjensinë lokale. Janë me dhjetra përftimet që merren në derdhjen e kontributeve nga ana e cilido nga të vetëpunësuarit në bujqësi që kanë apo përdorin tokë në fshatrat e Skraparit.
©Corovoda Online
©Corovoda Online