Koordinata X: Ramiz Aranitasi. Qëndroi vetëm një vit në Skrapar por populli i Skraparit e deshi si birin e vet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Ramiz Aranitasi. Qëndroi vetëm një vit në Skrapar por populli i Skraparit e deshi si birin e vet

Fatjon Kaloci
7.8.14
Në Koordinata X këtë herë do të ndalemi pak në figurën e Heroit Ramiz Aranitasi emrin e të cilit mban ende sot me krenari Shkolla e Mesme e Përgjithshme në Çorovodë. Ramiz Aranitasi lindi në Aranitas një fshat i Mallakastrës. Në Skrapar qëndroi vetëm një vit nga muaji maj 1942 deri në qershor 1943 ndërsa ende nuk i kishte mbushur 20 vjeç. Ai do të vinte në Skrapar si luftëtar i thjeshtë por emri i tij ishte i njohur që ndër vitë pasi në 1939 ishte pjesë e demostratave antifashiste te prillit 39', në demostrimin e 28 nëtorit 1940 deri në demostratën e 8 Nëntorit 1941 në Korçë ku u themelua Partia Komunsite e Shqipërisë. Shumë shpejt ai do të zgjidhej nënkomandant në Çetën e Skraparit. Në 31 gusht 1942 në fshatin Mëlovë ai nguli shtizën e flamurit në mes të fshatit në sy të fashistëve dhe i detyroi tradhëtarët të dorëzonin armët. Në fundin e muajit shtator 1942 ai u caktua Komisari në Çetën e dytë të Skraparit. Në një periudhë të shkurtër çeta e drejtuar nga Ramiz Aranitasi goditi dhe asgjësoi 9 postë komanda të karabinierisë dhe xhandarmërisë. Ai u vra natën e 22 qershorit 1943 në fshatin Leshnjë nga ballistët.
©Corovoda Online