Më herët gjatë javës në 20 gusht 2014 me qindra ishin të pranishmit që morën pjesë në kremtimin e 70 Vjetorit të Krijimit të Brigadës së 16të në Therepel, Skrapar. Krahës banorëve vendas me qindra ishin të ftuarit mes tyre edhe personalite të larta. Aktiviteti u organizua nga Këshilli i Qarkut,
Komuna Vëndreshë dhe Organizata e Veteranëve të LANÇ-it.
Ishin të pranishëm veteranë, anëtarë të Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të Komunës së Vëndreshës, banorë të zonës etj.
Ishin të pranishëm gjithashtu ,Ministri i Drejtësisë z.Nasip Naço, Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës z,Shkëlqim Brisku.
Pas vendosjes së kurorave me lule në memorialin kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme të LANÇ-it për qarkun e Beratit, si edhe ekzekutimit të Himnit Kombëtar ,u bënë përshëndetjet e rastit.
Kryetari i Komunës Vëndreshë z.Sulejman Dervishi , duke përshëndetur gjithë të pranishmit, theksoi rëndësinë e kremtimit të Jubileut të 70-të të Brigadës së 16-të Sulmuese. Kjo ngjarje ,-tha ai midis të tjerash,- ishte një kthesë e rëndësishme në zhvillimin e luftës partizane kundër pushtuesve fashist për çlirimin e gjithë Shqipërisë. z.Dervishi theksoi rëndësinë e veçantë që ka përkujtimi i ngjarjeve të rëndësishme të luftës të cilat u shërbejnë gjithë brezave që vijnë.
Nuk ka munguar përshëndetja edhe nga ish –partizanë të Brigadës së 16-Partizane, të cilët , dje, në luftë, me gjakun, mundin dhe sakrificat e tyre bën të mundur Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazist. Ndërsa sot, mbeten nje model i përhershëm frymëzimi dhe mirënjohjeje .
Një përshëndetje ka ardhur edhe nga z.Nasip Naço ,I cili pasi vlerësoi aktivitetin dhe pasi përgëzoi organizatorët e tij , ndër të tjera theksoi rëndësinë e veçantë që merr përkujtimi i ngjarjeve të luftës së LANÇ-it , ku populli i Skraparit dhe i gjithë trevës së Beratit, sigurisht ka dhënë një kontributë të jashtëzakonshëm.
Nderim dhe respekt, ka rezervuar z.Naço gjatë fjalës së tij , për gjithë partizanët dhe partizanet e Brigadës së 16- sulmuese të cilët mbeten yje të pashuar në panteonin e luftës.
Në emër të Këshillit të Qarkut , Kryetari i këtij këshilli z.Petrit Sinaj, ka ngritur lartë kontributin, sakrificën dhe mundin e partizanëve të Brigadës së 16-sulmuese .Pasi është ndalur te kontributi i këtij formacioni luftarak në çlirimin e vendit , Sinaj theksoi -, se përkujtimi i ngjarjeve të luftës është një nga obligimet kryesore të Këshillit të Qarkut, sepse , -theksoi ai, – nderimi dhe vlerësimi i ngjarjeve dhe personaliteteve me kontribute në luftë është përpos të tjerash, vështrim drejt së ardhmes.
Sipas Kryetarit të Këshillit të Qarkut , përvjetori i 70-të i formimit të njerit prej formacioneve më të rëndësishme partizane siç ishte Brigada e 16-Partizane , është një rast i shkëlqyer që ne të vlerësojmë , jo vetëm pjesëmarrësit që sot kanë ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe të gjithë atyre partizanëve që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.
Më tej, Sinaj ka njohur të pranishmit me dy tituj e nderit që Këshilli i Qarkut ka akorduar për Brigadën e 16-Partizane dhe për z.Tajar Grepcka, duke lexuar edhe motivacionet përkatëse:
Atmosfera në fshatin Therepel ka qënë mjaft festive dhe të tillë e
kanë bërë edhe ish-partizanët dhe partizanet nga rrethet Berat, Skrapar,
Kuçovë, Fier dhe Lushnje. Sot të thinjur , plot rrudha , ish-partizanët
kanë patur rastin jo vetëm të ritakojnë njëri-tjetrin, por edhe të
rikujtojnë ngjarje nga ajo epope e lavdishme e luftës partizane.
©Corovoda Online
Ishin të pranishëm veteranë, anëtarë të Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të Komunës së Vëndreshës, banorë të zonës etj.
Ishin të pranishëm gjithashtu ,Ministri i Drejtësisë z.Nasip Naço, Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës z,Shkëlqim Brisku.
Pas vendosjes së kurorave me lule në memorialin kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme të LANÇ-it për qarkun e Beratit, si edhe ekzekutimit të Himnit Kombëtar ,u bënë përshëndetjet e rastit.
Kryetari i Komunës Vëndreshë z.Sulejman Dervishi , duke përshëndetur gjithë të pranishmit, theksoi rëndësinë e kremtimit të Jubileut të 70-të të Brigadës së 16-të Sulmuese. Kjo ngjarje ,-tha ai midis të tjerash,- ishte një kthesë e rëndësishme në zhvillimin e luftës partizane kundër pushtuesve fashist për çlirimin e gjithë Shqipërisë. z.Dervishi theksoi rëndësinë e veçantë që ka përkujtimi i ngjarjeve të rëndësishme të luftës të cilat u shërbejnë gjithë brezave që vijnë.
Nuk ka munguar përshëndetja edhe nga ish –partizanë të Brigadës së 16-Partizane, të cilët , dje, në luftë, me gjakun, mundin dhe sakrificat e tyre bën të mundur Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazist. Ndërsa sot, mbeten nje model i përhershëm frymëzimi dhe mirënjohjeje .
Një përshëndetje ka ardhur edhe nga z.Nasip Naço ,I cili pasi vlerësoi aktivitetin dhe pasi përgëzoi organizatorët e tij , ndër të tjera theksoi rëndësinë e veçantë që merr përkujtimi i ngjarjeve të luftës së LANÇ-it , ku populli i Skraparit dhe i gjithë trevës së Beratit, sigurisht ka dhënë një kontributë të jashtëzakonshëm.
Nderim dhe respekt, ka rezervuar z.Naço gjatë fjalës së tij , për gjithë partizanët dhe partizanet e Brigadës së 16- sulmuese të cilët mbeten yje të pashuar në panteonin e luftës.
Në emër të Këshillit të Qarkut , Kryetari i këtij këshilli z.Petrit Sinaj, ka ngritur lartë kontributin, sakrificën dhe mundin e partizanëve të Brigadës së 16-sulmuese .Pasi është ndalur te kontributi i këtij formacioni luftarak në çlirimin e vendit , Sinaj theksoi -, se përkujtimi i ngjarjeve të luftës është një nga obligimet kryesore të Këshillit të Qarkut, sepse , -theksoi ai, – nderimi dhe vlerësimi i ngjarjeve dhe personaliteteve me kontribute në luftë është përpos të tjerash, vështrim drejt së ardhmes.
Sipas Kryetarit të Këshillit të Qarkut , përvjetori i 70-të i formimit të njerit prej formacioneve më të rëndësishme partizane siç ishte Brigada e 16-Partizane , është një rast i shkëlqyer që ne të vlerësojmë , jo vetëm pjesëmarrësit që sot kanë ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe të gjithë atyre partizanëve që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.
Më tej, Sinaj ka njohur të pranishmit me dy tituj e nderit që Këshilli i Qarkut ka akorduar për Brigadën e 16-Partizane dhe për z.Tajar Grepcka, duke lexuar edhe motivacionet përkatëse:
KËSHILLI I QARKUT ME VENDIM
Nr.17, Datë 18.04.2014
I JEP TITULLIN:
“NDERI I QARKUT”
“BRIGADËS XVI PARTIZANE”
“PËR KONTRIBUTIN E RËNDËSISHËM NË LUFTËN KUNDËR FASHIZMIT PËR ÇLIRIMIN E ATDHEUT DHE FITOREN E LIRISË “
KËSHILLI I QARKUT ME VENDIM
Nr.17, Datë 18.04.2014
I JEP TITULLIN:
“NDERI I QARKUT”
TAJAR HASAN GREPCKA
“ PËR TRIMËRI,VENDOSMËRI,HEROIZËM NË ORGANIZIMIN DHE
DREJTIMIN E FORMACIONEVE LUFTARAKE NË LUFTËN KUNDËR FASHIZMIT PËR
ÇLIRIMIN E ATDHEUT DHE FITOREN E LIRISË ”©Corovoda Online