Çorovodë: Ligji Anti - Duhan ka dhënë efektet e para pozitive. Në Lokale pa "tavëll" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë: Ligji Anti - Duhan ka dhënë efektet e para pozitive. Në Lokale pa "tavëll"

Fatjon Kaloci
3.9.14
Efektet e para të zbatimit të ligjit anti - duhan kanë filluar të ndihen prej pak ditësh edhe në Çorovodë. Ky shtator 2014 shumë mjedise publike bare, resorante dhe hoteleri i ka gjetur pa konsumuesit e duhanit brenda ambjenteve të mbyllura. Inspektorët e Shëndetit Publik prej ditësh pas paralajmërimeve kanë nisur edhe masat administrative që ligji parashkruan si për konsumatorët ashtu edhe për subjektet në pronësi të këtyre mjediseve. Edhe në institucionet publike, administratat e ndryshme kanë filluar të shfaqen tabelat sinjalizuese të ndalimit të prjes së duhanit brenda tyre. Në panoramën e këtyre ditëve të para gri të shtatorit tashmë shumë duhan pirës i gjen në mjediset e hapura. Përdorimi i duhanit veçanërisht tek moshat e reja është një ndër dukuritë negative që gjatë viteve në gjithë Shqipërinë ka patur përhapje të madhe.
©Corovoda Online