Polican: Pranga një 61 vjeçari për armë-mbajtje pa leje. Arresti në kushtet e flagrancës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Polican: Pranga një 61 vjeçari për armë-mbajtje pa leje. Arresti në kushtet e flagrancës

Fatjon Kaloci
2.9.14
Një shtetas 61 vjeçar u arrestua nga blutë e Skraparit ditën e hënë 1 shtator 2014. Sipas raportit zyrtar shtetasi me inicialet B.S. 61 vjeç me banim në Poliçan u arrestua në flagrancë pasi në fshatin Bargullas u kap me një armë pa leje të tipit pushkë model 51. Arma e cila mbahej pa leje u gjet e fshehur në një kasolle në kavaletën e kashtës. Kaq ka mjaftuar për të arrestuar 61 vjeçarin ndërsa sipas policisë kemi të bëjmë me një vepër penal sipas nenit 278 pika 3 të Kodit Penal. Ngjarja ndodhi të hënën 1 shtator 2014.
©Corovoda Online