Sipas corovodaonline, ish-reparti ushtarak i Bigazit, në Skrapar do të kalojë në administrimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Kështu besohet se do të ndodh në fillim të tetorit 2014. Prej kohësh Reparti 5013 i njohur ndryshe si Reparti i Bigazit nuk ishte funksional ndërsa pak vite më parë aty u realizuan proçese të demontimit të materialeve ushtarake të shumta që depozitoheshin në Skrapar. Kalimi në pronësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve sipas corovoda online do të sjellë shfrytëzimin e këtij mjedisi për aktivitet sportive të zonës së Skraparit, kryesisht climbing, rafting, trekking etj. Më së fundmi bukuritë natyrore të Skraparit kanë joshur me mijëra turistë vëndas dhe të huaj.
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues me pamje nga Skrapari
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues me pamje nga Skrapari