Skrapar: Nis shpërndarja e teksteve shkollore për vitin akademik 2014 - 2015

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Skrapar: Nis shpërndarja e teksteve shkollore për vitin akademik 2014 - 2015

Fatjon Kaloci
2.9.14
Më herët, në orët e para të ditës, pranë mjediseve të shkollës 9 vjeçare "Kahreman Ylli" një furgon i parkuar do të ishte sinjali i parë i teksteve shkollore që mbërritën e që do të nisin nga sot të gumëzhijnë mjediset shkollore. Disa tekste kanë ndryshuar këtë vit. Shitja pranë shkollave e teksteve shkollore mendohet se do të vijoj deri në 15 shtator 2014. Ky vit shkollor 2014- 2015 pritet të t'i kushtoj një vëmendje të veçantë cilësisë së mësimdhënies, zbatimeve korrekte të orareve dhe aktivitetit sportiv veçanërisht në orët e edukimit sportiv. Pak ditë më parë përmes një postimi në websitin zyrtar të DAR Berat  në atmosferën e prag nisjes së vitit shkollor u publikuan edhe njoftimet për disa vende vakante në arsim në Skrapar. Rezultatet e maturës 2014 në Skrapar dëshmuan për një mesatare të ulët të gjymnazistëve të Skraparit në proçesin mësimor duke vënë në pikëpyetje cilësinë e mësimdhënies.
©Corovoda Online