Sport: Skrapari humbet në Patos në ndeshjen ndaj Albpetrolit në minutat e fundit -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Sport: Skrapari humbet në Patos në ndeshjen ndaj Albpetrolit në minutat e fundit

Fatjon Kaloci
28.9.14
Ka përfunduar pak minuta më parë takimi i parë i sezonit 2014 - 2015 për Skraparin. Takimi që u luajt në Patos në stadiumin "Alush Noga" dhe që nisi në orën 16:00 të kësaj të diele 28 shtator 2014 ka përfunduar me rezultatin 2:0 në favor të Albpetrol. Për 88 minuta takimi qëndroi në barazim të plotë ndërsa goli u shënua nga Arapi në minutën e 89'. Goli i dytë u shënua në minutë shtesë përmes një goditje 11 metërshi në minutën e 92' nga Çobo. Skrapari nis kështu me humbje këtë sezon ndërsa sfidën e radhës do ta ketë me Erzenin në Çorovodë.
©Corovoda Online