Rritet fatkeqësisht bilanci i viktimave referuar aksidentit që ndodhi ditën e enjte 18 shtator 2014 në afërsi të Pirogoshit. Sot e martë 23 shtator 2014 u mësua B.H. nuk mundi dot të mbetej në jetë ndërsa prej 5 ditësh po mbahej në kushte monitorimi mjekësor. Nga kjo ngjarje e rënde shkon në dy numri i viktimave nga ky aksident, ndërsa më herët që në minutat e para të mësuarit të lajmit mbi aksidentin e së enjtes u mësua se N.E. drejtues i mjetit kishte humbur jetën ndërsa dy shtetas të tjerë mbetën të plagosur. Corovoda Online shpreh ngushëllimet e rastit për familjarët e viktimave dhe uron shërim sa më të shpejtë për 2 shtetasit e tjerë që mbetën të plagosur. Rrugët lidhëse me fshatrat e Skraparit shpesh-herë janë shkak i aksidenteve të shumta.
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrativ një pamje nga Skrapari
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrativ një pamje nga Skrapari