Kjo mund të thuhet së paku në mënyrë hipotetike bazuar në disa të dhëna të Çorovoda Online. Referuar disa të dhënave në të gjithë Çorovodën e muajit shtator 2014 rreth 750 janë numrat aktive të telefonisë fikse Albtelekom. Prej këtyre 750 rreth 550 kanë kontratë për shërbimin internet. Më të rinjtë përmes teknologjisë Smart shfrytëzojnë edhe rrjetet wireless për akses në internet. Në një panoramë krejt ndryshe paraqitet Poliçani ku numërohen rreth 150 abonentë të telefonisë fikse nga ku në numra dyshifror mendohet të jetë aksesi në paketat internet të kësaj kompanie (theksojmë këtu se në Poliçan ka disa operator që ofrojnë shërbimin internet ndërsa në Çorovodë operon momentalisht vetëm Albtelekom). Krahësimisht mendohet se rreth 73 % e banorëve në Çorovodë kanë akses së paku njëherë në internet. Prej mes tetorit 2014 shërbimi më i ri i IPTV ( Internet Protocol Television) ka nisur të numëroj dhjetra abonentë lokalë.
©Corovoda Online
©Corovoda Online