Grupi Folklorik i Skraparit fiton çmimin e tretë në Festivalin e Valles Burimore **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Grupi Folklorik i Skraparit fiton çmimin e tretë në Festivalin e Valles Burimore

Fatjon Kaloci
1.10.14
Grupi folklorik i Skraparit u vlërësua me çmimin e tretë në Festivalin Mbarëkombëtar të Valles Tipologjike Burimore që u mbajt në datat 27 dhe 28 shtator 2014 në qytetin e Lushnjës. Më herët në rrjetet tona sociale kemi publikuar imazhe nga ky event. Në Festivalin e konceptuar në dy netë grupi i Skraparit garoi në natën e dytë të eventit. Në fund të edicionit të shtatë të këtij festivali fitues i çmimit të parë u shpall Grupi i Korçës. Në vendin e dytë u shpall fitues Grupi i Beratit dhe në të tretin grupi ynë folklorik.
©Corovoda Online / Imazhe nga ky festival gjatë shfaqjes së Grupit të Skraparit