Jozyrtare: Komandoi Dronin në Beograd. Djaloshi nga Kukësi piloti nga këmbana e një kishe **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Jozyrtare: Komandoi Dronin në Beograd. Djaloshi nga Kukësi piloti nga këmbana e një kishe

Fatjon Kaloci
17.10.14

Një i ri nga Kukësi mendohet se ka qënë ai që pilotoi me telekomandë Drone në stadiumin "Partizani" në Beograd gjatë fundit të pjesës së parë të ndeshjes Serbi - Shqipëri. I riu që në orët e para të së martës u ngjit përmes tubacioneve shkarkuese të ujit (anësore) në majën e një këmbanoreje poshtë këmbanës së një kishe pranë stadiumit në distancë në afro 50 metra larg. Ai ka qëndruar aty që prej orës 05:00 të mëngjesit i ndihmuar edhe nga një bashkëmoshatar i tij. Prej andej ai ka telekomanduar Drone ndërsa nën xhupin e tij në brendësi të tij kishte futur banerin me imazhet e Isa Boletini dhe Ismail Qemali. Sipas Corovoda Online në muajin qershor 2014 i riu ka qëndruar në San Marino ndërsa disa kohë ka jetuar në Itali. Kjo nuk është hera e parë që i njëjti personazh bën gjetje unikale të mbështetjes Kuq e Zi. Një vit më parë ndërsa në 6 shtator 2013 në Slloveni luhej takimi Slloveni - Shqipëri i riu arriti të ngjitet në pjesën e varur të stadiumit (pjesa e mbuluar) për të varur flamurin shqipëtar. Shumë media serbe madje përfaqësues të lartë të shtetit Serb akuzuan me 100% vëllain e kryeministrit Edi Rama por edhe këtu politika serbe e keqinformimit për të nxituar në deklarata dhe nxitur urrjetje duket si dështim i radhës dhe mbajtje e një kombi serb në gënjeshtra që propagandohen si në sistemet diktatoriale. Sipas informacioneve jozyrtare i riu ka mundur te largohet dhe dalë nga Beogradi rreth orës 02:00 të së mërkurës 15 tetor 2014 i ndihmuar edhe nga një shtetas tjetër.
©Corovoda Online