Një shtetas 54 vjeçar me emrin B.Saliasi ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë të kësaj të diele 26 tetor 2014. Ngjarja ka ndodhur në Malin e Tomorrit ndërsa punohej për nxjerrjen e pllakave të gurta. 54 vjeçari gjatë punës është zënë nga rënia e disa masive të gurit. Shtetasi me ditëlindje 21.2.1959 mendohet së është banor i Komunës Bogovë dhe paraprakisht (jozyrtare) banon në fshatin Dobrushë të Skraparit.
©Corovoda Online
©Corovoda Online