Sport: Përfundon takimi Skrapari - Erzeni 0:3. Miqtë fitojnë bindshëm 3 pikë në Çorovodë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Përfundon takimi Skrapari - Erzeni 0:3. Miqtë fitojnë bindshëm 3 pikë në Çorovodë

Fatjon Kaloci
5.10.14
Ka përfunduar nën një shi të lehtë vetëm pak minuta më parë takimi Skrapari - Erzeni që u mbyll me rezultatin 0 - 3. Takimi i vlefshëm për javën e dytë të K2 nisi pak pas orës lokale 14:30 të kësaj të diele 5 tetor 2014. Miqtë ishin kërkues dhe luajtën më saktë për 45 minutshin e parë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 me një gol të shënuar nga R.Troplini për Erzenin. Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për shijaksit e drejtuar nga traineri O.Vora. Goleada e Erzenit vijoi edhe në minutën e 86' ku u shënua edhe goli i tretë pas akordimit të një 11metërshi në favor të Erzenit. Ndonse ende nuk kemi përpunuar rezulatatet e kësaj jave Erzeni ngjitet në krye të klasifikimit ndërsa Skrapari qëndron në pozitat  fundit të tabelës.
Në javën e tretë do të luhen këto takime sipas këtij kalendari:
ora 14:30 SUKTHI - SKRAPARI
ora 14:30 LUZI '08 - KORABI
ora 14:30 ERZENI - TEUTA B
ora 14:30 ALBPETROL - PARTIZANI B
ora 14:30 SHËNKOLLI - DOMOSDOVA
ora 14:30 TIRANA B - OLIMPIKU
©Corovoda Online