Home › news Arsim: Skrapari në cilësi jopozitive në mësuesi. Raporti kombëtar jep përqindjet Fatjon Kaloci 6.11.14 November 06, 2014 Komentar Të dhëna të forta jopozitive cilësoi një raport mbi inspektimin në nivel kombëtar të arsimit. Vetë ministria e arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi në fillim të kësaj jave ndër të tjera në theks përmendi disa herë gjatë fjalës Skraparin në momentet kur i referohej disa rezultateve në inspektime bërë në Zyrat Arsimore apo Drejtoritë e Arsimit. Sipas grafikut Nr.1 publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit rreth 17% e mësuesve në Skrapar figurojnë pa arsim. (cilëson raporti i prezantuar të hënën 3 nëntor 2014). Një tjetër rezultat negativ i referohet një shifre në rreth 18-19% ku Skrapari përmendet i pari në nivel kombëtar për shifrën më të lartë në përqindje për mësues të punësuar më tepër sesa lejohej nga nevoja. Rreth 8% janë mësuesit e punësuar jashtë profilit në gjithë Skraparin. Diferenca mes mësuesve pa arsim dhe listës se punë kërkuesve për punësim anon nga kjo e fundit. Corovoda Online në bashkëngjitje i referohet grafikëve zyrtare të postuar në websitin e Ministrisë së Arsimit. ©Corovoda Online #news Bagikan berita ini ke yang lain Komentar