Update: Programi Italo-Shqiptar për konvertimin në Zhvillim të Borxhit ka mbledhur këto dy ditë vëmendjen mbi Skraparin. Shumë personalitete të ndryshme kanë vizituar këtë fundjavë 22-23 Nëntor 2014 Çorovodën. Këtë të dielë në projektin për Mbështetjen dhe Zhvillimin turistik të Skraparit e pranishme ishte edhe ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni. Më herët, në Bashkinë Çorovodë u firmos projekti "Pergatitja e paketes turistike multifunksionale per
promovimin e vlerave dhe produkteve lokale të zonës" me vlerë 75 milionë
lekë që synon ta kthejë Skraparin në një destinacion për turistët
vendas dhe të huaj.
- Eglantina Gjermeni: “Jam e kënaqur që ky projekt përputhet tërësisht me Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit. Synimi ynë i përbashkët është që çdo qytet që ka potenciale turistike të kthehet në një destinacion. Shfrytëzimi i përgjegjshëm i bukurive të zonës është një mundesi për rigjenerimin dhe zhvillimim e qendrueshëm të turizmit. Përfituesit e projektit janë gratë dhe te rinjtë dhe përvoja italiane për zhvillimin e turizmit do të jetë vlerë e shtuar”. Në Highlight në këto momente:
- Ilir Meta: "Kohë e duhur për të sjellë në vëmendje të turistëve Skraparin e bukurive përrallore".
- Ilir Meta: "Kam bindjen e plotë që shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë"
- Ilir Meta: " Infrastruktura do të nxjerr në pah këto produkte turistike"
I pranishëm në takim është dhe Ambasadori Italian në Shqipëri Massimo Gaiani
- Eglantina Gjermeni: " Qeveria e konsideron turizmin sektor strategjik"
©Corovoda Online