Domosdova "rreh" Skraparin 2:6 . Pjesa e dytë përmbysi rezultatin në favor të miqve. Takimet: **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Domosdova "rreh" Skraparin 2:6 . Pjesa e dytë përmbysi rezultatin në favor të miqve. Takimet:

Fatjon Kaloci
26.4.15
Është mbyllur pak minuta më parë takimi i futbollit mes Skraparit dhe Domosdovës me nje lumë golash 2:6. Sikundërse mund ta keni ndjekur edhe përmes faqeve sportive të Kategorisë së Dytë që bashkëpunon Corovoda Online blogu ynë mbuloi Live Update takimin e sotëm në Çorovodë. Gjithçka nisi në orën 16:00 kur në një pjesë të parë që foli totalisht për Skraparin golat erdhën brenda pak minutash nga fillimi i takimit. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 2:1 në favor të Skraparit. Por pjesa e dytë do të niste shumë shpejt me barazim shifrash në 2:2. Thuajse pjesa e dytë nuk foli për Skraparin dhe kjo u vu re që në fillim të takimit të topit për pjesën e dytë. Gjithë takimi u mbyll me nje rezultat për t'u harruar 2:6 në favor të miqve të Domosdovës.
Po sot u luajtën edhe takimet e tjera të javës së 22të të Kategorisë së Dytë që dhanë këto rezultate:
Skrapari - Domosdova ( 2 - 6)
Partizani B - Olimpik ( 4 - 2 )
Vora - Tirana B (3 - 3 )
Teuta B - Korabi ( 0 - 2 )
Erzeni - Shënkolli ( 4 - 1 )
Albpetrol - Luzi 2008 ( 2 - 0 )
©Corovoda Online