Më të hershmit, padyshim që kanë mes kujtimeve të tyre emra, data, histori... por kur këto lidhen me Skraparin jetët personalizohen rreth atyre të cilët kanë qënë shembuj. Sot, corovodaonline ndalet me Emir Qafa, një krenari më shumë për Skraparin. Mësuesi i orëve sportive të fillimviteve 50' Emir Qafa edhe sot mbahet si "legjenda nga ku nisi sporti në Skrapar" në sportet shumë disiplinore. Në vitin 1953 u emërua mësues asokohe në shkollën 7-vjeçare që ishte atëherë. Por Lënda mësimore që ai jepte nuk do ngurtësohej vetëm tek kurrikula apo objektivat e saj. Shumë shpejt ai do ishte iniciatori i Grupit të Parë të Akrobatëve të Skraparit duke punuar me nxënësit dhe nxënëset e konviktit të qytetit. Por nuk do të ndalej këtu hovi i Emirit. Nëherësh do të merrej dhe me pregatitjen e grupit sportiv të qitjes për të parën herë për Skraparin.Viti i parë zyrtarisht kur Skrapari ngriti ekipin e qitjes ishte viti 1956 dhe kjo vetëm falë pasionit të Emirit. Në garën e parë zyrtare të qitjes në 1958 Skrapari zuri vendin e parë. Pasditeve arrinte të gjente kohë edhe me ekipet që po ngriheshin për volejbollin dhe basketbollin.Emiri ekipin e parë në volejboll e krijoi në 1955 asokohe i njejti ekip i volejbollit luante edhe për basketboll. Zyrtarisht ndeshja e parë e Basketbollit për Skraparin u mbajt në 1958 ndaj Beratit. Legjenda e parë e historikut të Sportit të Skraparit mes shumë impenjimeve vijonte edhe ndjekjen e Universitetit. Mes kujtimeve të ish-nxënësve, do ta nisnim këtë shkrim pakës ndryshe me një episod që A kujton rreth "profesorit". Të gjithë nxënsit përpara oborrit të shkollave bënin gjymnastikën por numri i madh i nxënsve dhe gumëzhitjet pengonin marrjen e komandave ushtrimore. Mësues Emiri, mori një nga "gjymat" (enë e zgjatur prej materiali metalik që përdoret për mbushjen e ujit të pijshëm) e preu duke i hequr pjesën fundore dhe nisi të fliste përmes me komandat sportive si të shërbente si një autoporlant dhe kjo gjetje tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Zëri i tij oshëtinte si të ishte një prelud i kontributit të madh që do ti vinte Çorovodës e Skraparit të sportit që përmes tij po merrte jetë. Por kjo jo vetëm në futboll. Kontributi i tij do të ishte shumë i madh edhe në gjetjen e talentëve të sportit të qitjes, radioamatorizmit, basketbollit e volejbollit dhe kudo krahës sigletës "5 Shtatori" i njëjti emër Emir Qafa. Shumë pak mund ta dinë sot se Skrapari në sportin e qitjes dhe radioamatorizmit ishte pjesë e kategorisë së parë në Shqipëri. Në kampionatin kombëtar të futbollit Kategoria e Dytë ekipi i "5 Shtatorit" do të sillte nën drejtimin e tij një tjetër sukses për vendasit në futboll sidomos në sezonin 1968 - 1969 ku "5 Shtatori" (emri i ekipit të Skraparit dikur) u klasifikua me 22 pikë në vendin e katërt të kompeticionit. Emir Qafa pasi përfundoi pasi përfundoi shkollën e mesme pedagogjike nis punë si mësues në Skrapar. Edhe përse me origjinë nga Berati, dashuria për Skraparin vinte edhe nga vlerësimet e mira që i jepte i ati Myrtoja për Skraparin e skraparasit. Shumë shpejt në Skrapar u bë epiqendra e aktiviteveve kulturore e sportive dhe thuajse të gjithë brezat po e thërrisnin me emërtesën "Xhaxhi" edhe përse brezat e vegjel të nxënësve që kishte kalitur ishin rritur. Por anët e errëta të asaj kohe, të tipit "cene në biografi" do të shtonin sakrificat për Emir dhe familjarët e tij, por në asnjë rast skraparasit nuk e harruan edhe përpos spostimeve nga njëri fshat i largët në tjetrin. Ai nuk e humbi kurrë shkëlqimin e tij. Pasi "u largua" në Bogovë, e ndërsa kishte përfunduar studimin universitar jeta mes katër mureve të një shtëpie duhej të niste... por për këtë nevojitej së paku një shtëpi... Nuk ja dhanë, por e ndërtoi vetë sikundërse ndërtoi paditur rrugëtimin e një qyteti në sport por ai nuk u dorëzua pasi Dyshja, Xina, Astriti e Leka i vogël ishin si përherë pranë. Por nuk ishin të vetëm me sa duket dhe këtë e tregon e sotmja edhe në Gjerbës, Radësh, Corovodë e Bogovë apo së fundmi në Berat ku dhjetra e dhjetra njerëz mes qindra krenarish... Një Krenari më shumë me emrin Emir Qafa.