Linja e trasmetimit 110 kv Uznovë - Çorovodë. Vendimi: Nis shpronësimi i tokave

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Linja e trasmetimit 110 kv Uznovë - Çorovodë. Vendimi: Nis shpronësimi i tokave

Fatjon Kaloci
26.4.15
Në një vendim të kësaj jave, qeveria ka vendosur për shpronësim të pronarëve në tokat e të cilëve do të kaloj linja e re e trasmetimit të energjisë 110 kv Uznovë - Çorovodë. Sipas corovoda online do të jenë objekt  i shpronësimit afro 2 100 metra katrorë tokë bujqësore, arë apo kullotë dhe pronarët e tyre do të kompesohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse të kompesimit. Gjithësej pritet që shuma në total e shprehur në lekë për shpronësimet e tokave në Çorovodë nga kalimi i linjes 110 kv mund të shkoj në afro 217 000 lek. I gjithë ky fond do të përballohet nga fondet e sh.a. OST thënë ndryshe Operatori i Sistemit të Trasmetimit. Besohet se një nenstacion i ri mund të krijohet në dalje të Çorovodës.
©Corovoda Online