Përmes një videoinserti disa të rinj të shkollës së mesme të përgjithshme "Ramis Aranitasi" në Çorovodë prej disa kohe konkretizuan një sipërmarrje vullnetare për sensibilimizin e shoqërisë dhe unifikimin e saj kundër dhunës ndaj gruas. Në një platformë eksperimentale përmes një video me audio primare në gjuhën angleze të rinjtë shprehin qëndrimin e tyre ndaj çeshtjes bazuar edhe në opinionet e stendës së ngritur disa ditë më parë në Çorovodë ku gjithkush fthej të jepte mendimin mbi këtë çeshtje. Blogu Corovoda Onlne sjell këtë video ndërsa fton që ndjeksit përmes YouTube të përdorin edhe opsionin e titrave për ndjekshmëri në gjuhën shqipe mundësuar nga Corovoda Online. Prej vitesh atashime të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes punojnë në Çorovodë me mini projekte të ndryshme, që në thelb kanë përfshirjen e të rinjve në shoqëri.
©Corovoda Online / 9 Prill 2015
©Corovoda Online / 9 Prill 2015