Në fillim të këtij muaji përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka qënë vetë Kryetari Aktual i Bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj që ka lajmëruar zyrtarisht Kandidimin si emër i përbashkët i së majtës me forcat kryesore Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste për Integrim për zgjedhjet e pritshme të 21 qershorit 2015. I lindur në 21 Korrik 1966 Zotkaj unifikoi zërin e Poliçanit në një të vetëm në nje prej reformave më tëdha territoriale të ndodhura në Shqipëri ku fillimisht permes disa alternativave kjo bashki mund të shkonte drejt shkrirjes. Aktualisht Kryetar i Bashkisë Poliçan, Zotkaj do të administroj tanimë nën juridiksionin e kësaj bashkie edhe Komunat Tërpan dhe Vërtop. Gjatë këtij mandati Bashkia e Poliçanit është vlerësuar edhe si një nga 20 Bashkitë më të Mirëmenaxhuara nga një organizëm europian.
©Corovoda Online
Pershendetje te nderuar miq !Sot Kryeministri i Shqiperise dhe Kryetari i Ps z.Edi Rama mè konfirmoj edhe njèherè...
Posted by Adriatik Zotkaj on Tuesday, March 31, 2015
©Corovoda Online