Zgjedhjet 2015: Poliçan. E majta prezanton zyrtarisht Adriatik Zotkaj për Bashkinë Poliçan **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Zgjedhjet 2015: Poliçan. E majta prezanton zyrtarisht Adriatik Zotkaj për Bashkinë Poliçan

Fatjon Kaloci
22.4.15
Report: Pak pas mesditës së 21 prillit 2015 në Poliçan ndërsa akrepat ende nuk i ishin afruar orës 14:00 poliçanasit do të bashkoheshin sërisht bashkë diku në një shesh përpara Pallatit të Kulturës në pritje të fillimit të takimit. Më herët ishte njoftuar prezantimi zyrtar i kandidimit të kreut aktual Adriatik Zotkaj ndërsa në rrugët e këtij qyteti çdokush fliste rreth takimit të pritshëm. Organizatorët e takimit ndodheshin nën pergatitjet e fundit ndërsa në sallën e tejmbushur, kënga e tenorit Kastriot Tusha "Për të Shtrenjtin Poliçan" jepte sinjalin se gjithçka po niste aty.
Info: Një takim u mbajt sot e martë 21 prill 2015 në Poliçan në kuadër të Zgjedhjeve të pritshme vendore të 21 qershorit 2015 ku koalicioni i majtë zyrtarizon kandidimin e Adriatik Zotkaj për kreun e Bashkisë Poliçan. Të pranishëm në event ishin deputetët Fidel Ylli, Silva Caka, Eduart Bejko, Anila Agalliu, Gledion Rehovica, Eduart Shalsi si edhe Ministrat Nasip Naço dhe Ermonela Felaj .
Highlights: Deputeti Fidel Ylli gjatë fjalës së tij theksoi edhe një herë forcën e ribashkimit mes të majtëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duke ftuar për të lënë mënjanë ndasitë irreale të krijuara ndër vite. Deputetja Silva Caka ndër më kryesoret gjatë fjalës së saj theksoi peshën e të rinjve e të rejave në vendimarrjen lokale duke ftuar konfigurimet e reja të këshillave bashkiak me sa më shumë të rinj dhe politika të reja. Deputeti Eduart Shalsi vlerësoi figurën e kandidatit Adriatik Zotkaj të cituar prej tij si Adriatik Poliçani kjo në kontekstin e impenjimit dhe përse jo imponimit të vemendjes së shumëkërkuar nga politikat makro drejt bashkive ku falë kësaj vemendje Poliçani në konfigurimin e ri Administrativo - Territorial do të ketë statusin e një bashkie më vete. Shalsi gjatë fjalës theksoi edhe disa ndër punimet në akset rrugore që po kryhen dhe që shkurtojnë distancat gjeo mes lokaliteteve të qarkut. Ministri Nasip Naço gjatë fjalës së tij theksoi nevojën e bashkëpunimit të përbashkët mes PS dhe LSI në këto zgjedhje edhe në nivelet këshillave bashkiak duke ftuar për përfaqësim sa më dinjitoz të forcave të koalicionit të majtë. Po ashtu një fokus u vu në ridimensionimin dhe venien në funksion të mjediseve të Kombinatit Mekanik Ushtarak në projekte të reja sipërmarrje të mundshme që do të vitalizonin zonën. Ministria Ermonela Felaj përshëndeti risinë zgjedhore që do të aplikohet nga ky vit për përfaqësim mes të barabartëve të gjinisë femërore në kuotat 50% të përfaqësimit për këshillat bashkiak.
Adriatik Zotkaj gjatë fjalës së tij falenderoi bashkëqytetarët e Poliçanit si edhe Kryetarët Aktual të Komunave Tërpan dhe Vërtop (kujtojmë; në juridiksionin e ri territorial të Bashkisë Poliçan kjo bashki do të përfshij edhe Komunat Tërpan dhe Vertop) si edhe kryetarët lokal të partive LSI dhe PS në Poliçan për bashkëpunimin e ndërsjelltë në këtë proçes ndërsa ditëve në vijim të fushatës komuniteti do të njihet me programin dhe projektet e reja. Zotkaj madje ftoi çdo kandidat të çdo force të ndryshme që aspiron kandidimin për kreun e Bashkisë Poliçan që përpos forcës politike që përfaqësojnë të dalin së bashku në prezantimin e programeve e projekteve në të mirë të gjithë Poliçanit e të një proçesi model fushate zgjedhore.
Biog: Adriatik Maliq Zotkaj ( lindi me 21 korrik 1966) aktualisht Kryetar i Bashkisë Poliçan. E zotëron këtë post që prej vitit 2004 ku fitoi mandatin e tij të parë. Njihet në gjithë qytetin e Poliçanit si një njeri që i ka ndryshuar fytyrën këtij qyteti me punën e tij të palodhur. Gëzon gjithashtu titullin "Qytetar Nderi" i qytetit të Poliçanit. 

Në 21 qershor 2015 në Shqipëri do të mbahen zgjedhje vendore për 61 Bashki.
©Corovoda Online