Dyshimi: Objekti 4500 vjeçar fshihej në Çorovodë. Video: Zbulohet Kupa e Lotëve -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Dyshimi: Objekti 4500 vjeçar fshihej në Çorovodë. Video: Zbulohet Kupa e Lotëve

Fatjon Kaloci
2.6.15
Një video, që besohet se daton në 2003 me një cilësi jofort të mirë mund të konsiderohet si një ndër gjetjet e rralla në zonën e Skraparit. Video shfaq sesi gjendet një objekt mes një masë shkëmbore (apo të fortë) dhe jep me detaje momentet kur fillimisht prej saj dalin 3 monedha dhe një gur i konsideruar si gur kozmik. Me minutazhin që kalon objekti shfaqet më i plotë. Në video shfaqet edhe një hartë legjendë.
Por për çfarë dyshohet se bëhet fjalë? Disa arkeologë janë të mendimit se objekti në fjalë quhet Kupa e Lotëve. quajtur ndryshe Kupa e Krishtit. Duke ju referuar edhe skice hartës ku shfaqet përkrah Kupës së Lotëve edhe një kryq, mendimtarët thonë se nisja e gjithçkaje mund të bëhet nga harta.

Kjo hartë bënë fjalë për kupën e Kosma Etolianit  e cila mungonte kur u gjet kufoma e tij dhe bashke me eshtrat mungonte kryqi dhe kupa e loteve. Kryqin behet fjale se e ka marre Camilio Prashniket…dijetari i njohur , ndërsa Kupën e Lotëve e mori dikush që u nis t'a çonte në Malin e Shenjtë por që duke u ndiekur nga turqit ai ndaloi ne Corovode dhe e fshehu te “Varri i Murgut”...pikerishte aty ku e shikoni dhe ne video. Kjo kupe eshte dhuruar Kosma Etolianit  nga patriarku i Stambollit ... sipas hartes dhe shenimit. Kupa e Loteve ka tre monedha me shkrim arabe brenda..te cpuara..dhe nje gure kozmik.. Eshte e rende 280-300 grame  dhe nuk eshte prej ari. Shkrimi dhe harta e tregojne se kjo eshte Kupa e shenjte e Loteve dhe qe eshte shkruajtur me germa kuniforme si ato te shumereve gati 4500 vjete p e s…Ne harte keto cilesohen si “shkrimet e shenjta”

Pak kohe me pare nga shtepia botuese Saras eshte perkthyer libri “Guri i Gjarprit” ne te cilin thuhet se “Kupen e Krishtit e ruajne Shqiptaret” ….!!!!

Nësekjo rezulton e vërtetë ky mund të jetë një ndër objektet më të rëndësishme që gjendet nëpër kohëra në Skrapar. Skrapari prej vitesh frekuentohet nga kërkuesit e gojëdhënave mitologjike dhe historike.

©Corovoda Online